• |
ide | kryesore

FOTO/ Durrës, 24-vjeçari tenton të grabisë bankën me thikë, prangoset nga policia

Lajme, Të fundit



Grabitja e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit ka mbetur në tentativë pasi policia arrestoi autorin.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:00 në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Durrësit.

“I riu i identifikuar si Kreshnik  Margjoni 24 vjeç nga Rresheni banues në Kënetë është futur në ambientet e bankës i armatosur me thikë dhe ka kërcënuar punonjësit e arkës duke i kërkuar t’i japin shumën e parave” informon policia.

Menjëherë punonjësit e bankës kanë arritur të njoftojnë policinë, e cila ka mbërritur në kohë në vendngjarje duke arrestuar autorin

Policia ka rrethuar të gjithë perimetrin e bankës për shkak të sigurisë, deri në zbardhjen e rrethanave



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *