• |
ide | kryesore

(FOTO) Plas skandali në Itali/ Shorti i Champions-it i paracaktuar?

F1, Sport



U hodh para pak minutash shorti i Ligës së Kampionëve ku u mësuan 2 përballjet e raundit gjysmëfinal. Kampionët në fuqi të Realit do të përballen me Bajernin, ndërsa Liverpuli do të ndeshet me italianët e Romës.

Po a ishte i pastër shorti i sotëm? Mediat italiane kanë zbuluar një skandal 2 orë para hedhjes së shortit.

Në një fotot të postuar në rrjetet sociale, te klubi kryeqytetas po përgatiteshin të shisnin biletat për dy ndeshjet e dy javëve të ardhshme, kundër Xhenovës në Kampionat në datën 18 prill dhe kundër Liverpulit.

Edhe pse nuk ishte hedhur ende shorti, te Roma ishin të bindur që kundërshtari i tyre do të ishte Liverpuli.

A është më e besueshme UEFA. Pas kësaj ngjarje, dyshimet janë të mëdha, ndaj organit më të lartë të futbollit në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *