• |
ide | kryesore

Kapet Stresi, sërish në burg

Paparazzi, Slider



Nuk është hera e parë që reperi Arkimed Lushaj ose siç e njohim të gjithë, Stresi, të përfshihet në situata të pakëndshme të cilat bëjnë pjesë edhe policinë. Së fundmi, siç raporton “News 24”, Stresi është shoqëruar për në polici së bashku me disa miq të tjerë të tij pasi në lokalin ku ata po qëndronin janë gjetur doza të larta të lëndës narkotike të tipit kokainë.

Ende nuk dihet nëse lënda narkotike është sjellë aty prej Stresit dhe miqve të tij, apo ka qenë duke iu shitur këtyre të fundit megjithatë që prej mbrëmjes së djeshme reperi dhe shokët e tij janë dukë qëndruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Kujtojmë se ky i fundit ka pasur edhe raste të tjera të shoqërimit në polici dhe problemeve me ligjin duke nisur nga dokumentacioni i munguar në makinë e deri tek përfshirja në sherre të ndryshme.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *