• |
ide | kryesore

Krimi i rëndë, shqiptari dhunon të bijën 1-vjeçe në Itali, i thyen dy brinjë

Lajme, Të fundit



Një vajza shqiptare që kishte pak që kishte mbushur vitin ndodhet në luftë për jetën në Itali. Ajo u dërgua ne gjendje kritike për jetën ne spitalin e Firences dhe policia ka vene ne pranga te atin, një shqiptar 48-vjeçar si autor te dhunës barbare ndaj se bijës.

Mediat italiane bejne me dije se vajza kishte dy brinje te thyera dhe shume plage te tjera ne fytyrë dhe trup. Policia ka thënë se burri ka qene ne gjendje te dehur kur e ka dhunuar dhe ne banese ka qene vetëm ai me vajzën, pasi e ëma ka qene ne pune.

Alarmin e ka dhënë pikërisht nena, e cila kishte marre ne telefon te shoqin për te pyetur si ishte vajza, por ka kuptuar se ai ishte tërësisht i dehur dhe ka ndjere se diçka e keqe kishte ndodhur. E alarmuar ka njoftuar motrën qe te shkoje te shikoje. Kur ka vajtur ajo ne shtëpi, vajza ka qene e nxire, e fryre ne fytyre dhe gati pa ndjenja. Policia ka arrestuar shqiptarin, ndërkohë qe vijojnë hetimet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *