• |
ide | kryesore

Kuvendin Kombëtar/ Basha fton kritikët e tij brenda partisë të jenë pjesë e të japin alternativa

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike është drejt përgatitjeve përfundimtare për në Kuvendin Kombëtar që është thirrur më 28 dhe 29 prill, i cili nuk do të ketë karakter zgjedhor por vetëm për miratimin e statutit.

Në selinë blu një grup punë i përbërë nga sekretarët Arben Ristani, Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, po punojnë për  ndryshimet statutore, ndërsa nesër kryesisë së kësaj force politike do ti prezantohen për debat disa parime që pritet të ndryshohen në ligjin themeltar mbi të cilin funskionon Partia Demokratike.

Pranë grupit të punës, propozime për ndryshime statutore kanë paraqitur dhe ata që njihen si kritikët e Lulzim Bashës.  Janë dy drafte të dorëzuara pranë selisë blu, ku në nenin që flitet për kryetarin, propozimi është i njëjtë.

Në Kuvendin Kombëtar ftesë kanë dhe ish deputetët kritik të Bashës, duke filluar nga Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi e Ridvan Bode, edhe pse nuk janë delegatë.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu