• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Shkodër, punëtori bie nga lartësia e një ndërtese dhe humb jetën

Lajme, Të fundit
pallat-ne-ndertim.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Shkodrës, një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Guerrile”. Shtetasi me inicialet Xh. C, 61 vjeçar, është rrëzuar nga kati i dytë i një ndërtese në të cilën ai po kryente një sërë punimesh. Policia nga ana e saj ka arrestuar Kolë Pohjan, supervizorin e ndërtimit në fjalë. Në njoftim, policia shton se supervizori nuk ishte i liçensuar për punën e tij në objektin tre katësh ku po punohej e ku gjeti dhe vdekjen 61 vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *