• |
ide | kryesore

PD: Parulla “Rroftë Enver Hoxha” te memoriali i Azemit u frymëzua nga Rama

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike reagoi në lidhje me shënimet që janë bërë mbi memorialin e heroit të demokracisë Azem Hajdari.
Përmes një deklarate për mediat PD shkruan se memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, është përdhosur sot me parullën “Rroftë Enver Hoxha.”

“Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë.

Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol.

PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste!

Ëndrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë”, – thotë PD.

Image result for memoriali azem hajdarit



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *