• |
ide | kryesore

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Kryesore, Lajme



Ornela Vorpsi, gruaja, piktorja dhe shkrimtarja që e ka snobuar për vite të tëra Tiranën, madje që as në emisionet televizive franceze nuk preferon ta quajnë shqiptare, është vënë në qendër të polemikave ditët e fundit. Dhe kjo nuk ka ndodhur as për faktin se një nga vajzat më seksi të viteve ’80 është kthyer në Shqipëri, as se ka hapur nje ekspozitë në selinë ku punon ish i dashuri i saj (platonik ka pranuar ajo së fundi), kryeministri i vendit dhe as për veprën e saj artistike.

Ajo ka lënë shumëkënd me sy të çakërryer kur ka thënë në emisionin e Dudushit se në rininë e tij kur ishte refugjat, Edi Rama kishte magjepsur Parisin. Në fakt Ornela, nuk ka thënë ndonjë gjë më të madhe se ish ministrja Milva Ikonomi, që e quajti atë si ‘Brandin e Shqipërisë në botë’. Nuk ka shkuar as përtej ish ministres Kodheli që nuk pati frikë ta quajë shefin e saj “një artist të madh botëror”.
Por këtë herë polemika është nedezur, se bashkë me adhurimin deri në vetëmohim që tregojnë femrat përreth Ramës, historia mban të ngërthyera edhe elementë rozë. Sapo dolën titujt e parë me thënien lapidare të Vorpsit rrjetet sociale shpërthyen. Ndërsa në publik gishtin mbi plagë e vuri gazetari Ilir Babaramo. Ai e krahasoi Ornelën ish të përndjekur, me historitë që e famshmja Teto Polikseni tregonte për rininë e Enver Hoxhës në Korçë.

“Por që të thuash “magjepsi Parisin” është më shumë se dozë elefanti, që nuk mund ta shtysh as duke pirë katër shishe verë 500 euroshe. Sepse dhe militantja më e thekur e Rilindjes e di që aktualisht Parisi nuk çuditet jo më të magjepset nga një ekspozitë me veprat më të zgjedhura të Pikasos” shkruajti ai.

Krejt në kahun tjetër të barrikadës u vendos Rudina Xhunga. Ajo u përpoq t’i shpjegojë sulmet ndaj Ornela Vorpsit me zilinë e provincës sonë: “Epo paratë nuk mjaftojnë kurrë, ndaj dje, dikujt iu duk se iu fut në pjesë edhe Ornela, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur, dikush i qëndisi fletërrufe, si ato që ajo nuk i ka harruar nga fëmijëria” reagoi ajo. Edhe shkrimtari shqiptar me banim në SHBA, Gazmend Kapllani, mbajti anën e Ornelës duke mbrojtur intervistën e saj: “Personalisht nuk gjeta asgje per t’a share. M’u duken shume me interesante gjerat qe thote per shkrimin ne gjuhe te huaj, per krijimtarine e saj, per menyren se si ajo e sheh Shqiperine dhe Shqiperia ate (se sa pershtypjet e saj personale per Edi Ramën…Sa per ata qe e shajne dhe duan t’a lincojne: jam gati t’i nxjerre syte si Edipi Mbret nese qofte se edhe 5% e tyre kane lexuar librat e Vorpsit (apo libra ne pergjithesi). O njerez te mire: mundohuni te lexoni me shume dhe te shani e te urreni me pak…” e mbylli reagimin ai.
Por, në fakt edhe Xhunga edhe Kapllani e kanë marrë në mbrojtje Ornela Vorpsin për gjëra që s’kanë lidhje me atë për të cilën ajo është kritikuar. Ajo nuk tërhoqi vëmendjen si një artiste, por për faktin se ajo përdori selinë e njeriut që kishte dashuruar për të ekspozuar punët e saj. Dhe qëlloi që ky njeri sot është Kryeministër, për të cililin Ornela nuk ka pikë droje ta vizatojë si njeriun që “magjepste Parisin”. Dhe këtë fakt fshikulluan Babaramo dhe ata që mendonin si ai. Ai e nëvizoi në shkrim: “Ajo që është jo vetëm për tu shqetësuar, por dhe për tia dhënë ulërimës nuk është se cfarë ndodhi , por ku ndodhi. Do ishte normale që rrëfimin e saj kjo fatkeqe ta kishte bërë në një divan psikanalisti. Por nuk ndodhi kështu. Rrëfimin e saj ajo e bëri në selinë e qeverisë shqiptare, në ambientet e katit të parë. Fiks poshtë zyrës së kryeministrit , kjo fatkeqe bëri këtë shfaqe para kamerave të thirrura nga zyra e PR të Kryeministrisë”.

Pra, kjo është çështja: A pranon një artist i vërtetë të krijojë nën proteksionin e një politikani? Aq më tepër a mundet një artist me dinjitet të nxjerrë broçkulla të kësaj natyre nga goja?

Jo më kot Fatos Lubonja shkruante kur u hap salla COD në Kryeministri, se asnjë artist që ka respekt për veten nuk mund të eskpozonte aty ku kriteret e vlerave i vendos kryeministri.
Me sa duket, Ornela Vorpsi e bëri duke u rreshtuar në arradhën e ish ministreve që e mbajtën postin duke iu lëpirë shefit. Madje ajo shkoi edhe më shumë sesa ajo drejtoresha e parave që e shpalli Skënderbe. Ajo nuk pati drojë ta shohë me sytë e saj dhe ta quajë “magjistar të Parisit”.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. A ja vlen te jene objekt diskutimi serioz mendimet qe ka dikush, qe nuk jeton ne shqiperi, dhe qe vjen ne vendin e origjines si turist?

  2. Hahaha, ca artikulli…. Qelbet era cmirrlleeekk…. Hahaha. O Shkullak o zhvagerdap, harroje ate leje ndertimi se ske per ta mare, edhe bythen te shesesh…

  3. Me mos pranimin e qeniesshqiptare ne emisione, apo intervista nga kjoshkrimtare, ketu fillonpa vlera e saj. Cdo fjale, apo mendim tjeter do ta bente kete monster qe mohon origjinen, , site virtyteteshme ne punen e jeten e saj, Kjo nuk e vlen , baraz me qelbesirat.

  4. Sipas Vorpses “Rama ka mahnitur Parisin”
    Sipas Milvas ‘Rama eshte Brandi ne bote”
    Sipas Kodheles “Rama artist i madh boteror”
    He o popull, c’do me per “Belulin”?
    Prandaj rrini e duroni ca varferi me shume akoma prej ketij “artisti boteror” se ndryshe fyeni parizienet e “mahnitur” nga Edi Rama!

  5. Problemi më duket më i thjeshtë sa ç’paraqitet.
    Pyetja që duhet shtruar, është se a kemi të bëjmë me liberalizëm ekstrem apo me imoralitet ose me të dyja sëbashku.
    Ka për fat të keq edhe femra që duhej të ishin luftëtare të vendosura kundër meshkujve të dhunshëm si Rama, që ja harojnë atij të kaluarën e të sotmen e dhunëshme, e të frymëzuara nga nudizmi i tij, ju ikën mendja e bien në dashuri “platonike” me të tillë meshkuj që duhet ti demaskonin.

  6. Ketu eshte ndryshimi! Neqoftese Edi Ramen e duan grate dhe e kane inat burrat eshte nje gje pozitive! Ruaju nje k/ministri qe eshte impotent, si Salehu per shembull! Me tej si Lulja? Me tej si Andi? Me tej si Lubonja apo tej e me tej si Zheji me Yllin! Impotenca i ben keta njerez te jene te dale nga trute! Imagjinata e tyre kunder Rames i kalon kufijte e nje gjeje normale!Pse te kene keta njerez kete urrejtje pathollogjike kunder K/ministrit! Ndjehen te turpuruar para grave se nuk e bejne dot!

    1. Per impotence eshte Rama i pari se ne gjygjin e divorcit me Makocin ka paraqitur raport steriliteti per vehte e ka deklaruar se Grigorin e ka vella nga bab Kristaqi. Meso ca gjera qe nuk i di o Mero fallco qe te jesh me i sakte kur flet per Ramen
      P.S : Meqe ra fjala, Edi Rama ka botuar te revista Perpjekja ne 1992 nje poezi “LULE SHQIPO, LULE DJALE” ku bashkebisedon me koleget homoseksuale ne Greqi! Gjeje e lexoje o Mero fallco se do mesosh per zakone e rite te timonierit bythqire te Rilindjes sotme.

      1. I paemer, karin ja kam futur ne goje nga dje Taulant Balles, kur ta heq qe andej do ta ve ty mos kij merak. Rri ne pritje o I paemri i bythes Rames

  7. Ketu eshte ndryshimi! Neqoftese Edi Ramen e duan grate dhe e kane inat burrat eshte nje gje pozitive! Ruaju nje k/ministri qe eshte impotent, si Salehu per shembull! Me tej si Lulja? Me tej si Andi? Me tej si Lubonja apo tej e me tej si Zheji me Yllin! Impotenca i ben keta njerez te jene te dale nga trute! Imagjinata e tyre kunder Rames i kalon kufijte e nje gjeje normale!Pse te kene keta njerez kete urrejtje pathollogjike kunder K/ministrit! Ndjehen te turpuruar para grave se nuk e bejne dot!

  8. pjesa me kellire e intervistes, eshte ajo qe nuk thuhet…….dmth ai mahniste Parisin, jo te voglin po te madhin…….dhe kjo ish-kubistja, na qenkesh pjese e Parisit te madh, dhe aty ka pare mahnihtjen e te ngjashmeve te saj………. dmth nga dy krisma ne paris, tashti eshte 2k ne paris

  9. Po kjo c’ishte!!! Gjithsesi e kuptoj , jashte realitetit, do ti trajtoj shqipteret si kope, me vesh e mendje nga kjo qe e ardhur pas 20 vitesh nga emigracioni, duhet te flas gjera te zgjuara. Zhgaravine, e shtirur, demode lepirese, kot me kot. Jo se shprehu simpatine per Ramen, se ajo eshte e lire te ndjej e te thote ate qe mendon, eshte personale, por kur thoshte mahniti gjithe parisin , ishte e tmerrshme. Me la ate nate te flija ne banje. Nuk dilja dot , me provokoj rende.

  10. Pikturen mete mire e ka bere komentuesi i fundit,,,pjese e te madhit.Me pelqeu dhe eshte e goditur ne realitetin e du personazheve,OK.

  11. Rrofsh qe erdhe ne shqiperi moj Vorpsi qe na tregove sa budallaqe je. Surrati yt shpifesire, as botoksi ste ka rregulluar dot.

  12. Kjo debilja dhe eda jane 2 pjeset e nje medalioni. Artiste nudiste skizofrene me artin e vet nuk i bojne pershtypje njeriu dhe perpiqen me histori te shpifura te ngjallin debat kureshtje .magjinoje t ishte gjalle i jati do kishte vra veten e dashurume me eterit e persekutorve

  13. Ky Rama ka një problem të madh se nuk bën fëmijë as me grua as pa grua. Vetëm me ndihmën e të tjerëve( burrave) , duke i paguar ata , bën ndonjë në të rrallë. Kur nuk i bën vetë, nuk i njeh si fëmijët e tij. Gratë i merr , i provon dhe pastaj i dëbon. Ndaj e donte Vorpsi. Kishte të drejtë, vallahi.

  14. Si lum Parisi c’fat paska pasur.Eeeeeeee. O shqiptare e shikoni cfare kr/ministri keni.Tani do te shkoje te magjepse Korene e Veriut.Vorpsi…… erdhe edhe ti i fute nje te permjere ketij vendi.

  15. Po kjo vromsi pse e tregoi dashurine per kete Ramadanin kur ky i hapi deren e Kryeministrise? keto jane Inskenime te ketij Rameqirit me keto Kurvat evropiane si kjo vrimsja . Rames edhe sot qe eshte kryeminister dhe nuk ja varin fare ne France e jo me kur rrinte nga tre jave pa lare ne Paris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *