• |
ide | kryesore

Sekretari i përgjithshëm i OKB: Lufta e Ftohtë është kthyer, por me një ndryshim

Planet
Guterres



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se Lufta e Ftohtë “është kthyer me hak”. 

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Guterres paralajmëroi edhe për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar mundësinë e sulmeve ajrore në Siri, pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin Duma.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i 7 prillit në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Rusia, e cila ka trupa në Siri, tha se Britania e ka “falsifikuar” sulmin.

Britania tha se akuza është një “gënjeshtër groteske”.

Rusia po ashtu paralajmëroi se sulmet ajrore të Perëndimit në Siri do të rrezikonin luftën midis dy palëve.

“Lufta e Ftohtë është kthyer me hak, por me një ndryshim”, tha shefi i OKB-së.

“Mekanizmat dhe masat mbrojtëse për të menaxhuar rreziqet e përshkallëzimit, që kanë ekzistuar në të kaluarën, nuk duken më të pranishme”, tha Guterres.



1 Comment

  1. nje filozof njehere tha e verteta kalon permes tre fazash zhvillimi 1 perbuzja 2 kundershtimi me force dhe 3 berja evidente, por nese i analizojme me thellesi tek shkaqet perbuzja vjen nga dy gjera 1 padituri dhe interesi pershkak te egos se malle ,per pushtet dhe para qe e sjell njeriun duke shfrytezuar ne dobi te interesit gjith fuqin mendore fizike teknologjike ne dobi te interesit shkurt interes forc veprim ,por kjo eshte padrejtesi dhe padrejtesia ka cilesit dhe karakteret e saje gjat zhvillimit len gjurme fakte cmim kosto,ku drejtesia faktet behen si thembra akilit kunder padrejtesise dhe te padrejteve duke eklipsuar tek te gjith ndjeshmerine e vlersimit dhe pranimit te vertetes si domosdoshmeri qartesie gjalleri zgjillje suksesi paqe shprese ,qe do thot sapo hyne ne shkallen e pare te kuptimit per vlersim bindje dhe pranim te vertetes , qe nenkupton fazen e trete te zhvillimit te saje sipas thenies se filozofit,mbi te verteten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *