• |
ide | kryesore

Vettingu/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit

Lajme, Të fundit



Gjyqtarit i Apelit te Durrësit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është shkarkuar nga detyra, pas hetimit nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkëpunues me Komisionin. Ndërkohë qe KPK duke iu referuar te dhënave nga ILDKP thekson se ai ka fshehur pasurinë.

Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Braka, i cili kërkoi te caktohej një grup ekspertimi për te bere rivlerësimin e pasurisë se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhëna për pasurinë nuk qëndrojnë, por kjo nuk u pranua.

Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkëshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre një kredi prej 50 mije euro, për te blere një apartament ne Tirane, por ka mashtruar duke blere një tjetër apartament ne Durrës” – thuhet ne vlerësimin e KPK.

Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkëshortes ne një shume te konsiderueshme te ardhurash, si dhe janë administruar 11 denoncime publike për gjyqtarin ne KPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *