• |
ide | kryesore

Imami: Basha nuk ka qendrim të qartë për mandatin e kryetarit

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të shtunë kryesinë e partisë, lidhur me ndryshimet statutore që pritet të bëhen.

Grupi i punës i caktuar më herët për të mbledhur rekomandimet dhe propozimet i prezantoi ato para anëtarëve të kryesisë. Dokumenti në fjalë, prej disa pikësh u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Por anëtari i kryesisë Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin. Ai e ka lënë mbledhjen pasi është shprehur se duhet garantuar dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.

“Kryetari nuk jep dot përgjigje për gjëra të rëndësishme. Nuk më duket e arsyeshme që kryetari të zgjidhet një herë në çdo 2 vjet siç ka pretenduar ai. Kryetari kur humb zgjedhjet duhet të largohet dhe kjo duhet të jetë e fiksuar mirë. Çdo dy vjet mund të bëhet një verifikim. Duhet të ketë një rregull në statut për mandatin e kryetarit” – tha Imami duke dalë nga PD.



4 Comments

  1. Jane nje tufe meshkujsh e femrash qe bejne te plotfuqishmin,bejne ate qe :Ti bejme pyetje vetes,thua te kene celsin e hedhjes se Rames ne xhep ?!Thua jane zgjidhja,keta njerez qe deri sot asgje nuk kane mjaullire kunder monsterqeverisjes !!!!Jemi per ashtu e per keshtu ne PD,nje zero jeni,te tere ju qe i sherbeni se keqes duke sulmuar PD-ne,kokrrat e legenave e legeneve jeni,ikni se vecse keq i beni PD-se,ju nuk jeni demokrate,ju jeni delenxhinje!Nese doni identitetin tim,ejani ne nje mbledhje ne Lalrake e mesojeni.Jam me i vjeter e me pak i stimuluar nga PD,pasi ajo ju shlerbleu ju qe hani m.t tani,ikni se zero jeni !!!

  2. Ike tani ti o-IMAMI-dhe hip ne tank si ne 1997-per te rrezuar qeverine -Berisha-rrezoje dhe-Bashen-.Po ke sy q faqe ti o zagar te organizosh -PD-ne po fajin e ka–SALIU-qe te afroi prape ne partine demokratike ju langaraqer duhet te zhdukeni nga partia demokratike dhe perfundimisht nga e djathta Shqiptare ju ini nga shpurat e sociak-kripto -komunistet -qe hyte ne -PD-per interesa familjare dhe karrike.

  3. IMAMI nuk e ka nga vehtja kete kerkese. Keshtu e kerkon PATOZI, qe rrin ne skuta e nxjerr rregullore, e teorira si e si per te sulmuar PDne , e me inatin qe ka sulmon edhe BASHEN,Platforma sot, per mua qe nuk jam antare i PDse ishte i pikasur e teper demokratik, e ne se nuk i pelqen ketyre ;;ndritesve”’ te teorirave le te shkojne atje ku e kane nisur rrugen, edhe mos te fshihen pas partise demokratike. Demokracia kerko njerez te devotshem, e te ndershem per vendin dhe zhvillimin ekonomik, nuk don interesaxhinj, servile, qylaxhinj, qe shfrytezojne besnikerine e te ndershmerve.Demokracine do ebejne demokratet endershem, e sinqerte me njerezit, rrodhet duhen pastruar, Sot eshte problemi primar i popullit,,,,,,te shporre rilindasit, keta keqe beres qe pushtuan vendin me mashtrime e genjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *