• |
ide | kryesore

Reagim i fortë i Llallës ndaj Lu: Akuza tinëzare, sillet si prokuror dhe gjykatës

Lajme, Të fundit

Pas deklaratave të Ambasadorin Donald Lu i cili e akuzoi per korrupsion, ka ardhur një reagim nga ish-kryeprokurori Adriatik Lallla. Llalla ka hedhur poshtë akuzat duke i cilesuar ato si te pabaza dhe se do te provohen te pavërteta nese do te paraqiten para cdo gjykate.

“Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënyrë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit”, – shprehet ai.

Reagimi i plote i Llallës

Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinëzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënyrë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës. Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pa korruptuar.

Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshrië kurrë në veprime korruptive.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrembërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

12 Comments

  1. O llalla. Bej pak palester se do te duhet atje ku do vesh. Keshtu eshte kur degjon njerzit e gabuar dhe e kruan me ata qe se kruan askush.

  2. O daku ,para t modhit ene mrapa gamorit nuk rrihet thoshte I vjetri. Merru me kto politikant shqiptar se jeni t gjith me 1 kazan. Nuk bohet shaka ballkanse me amerikont.

  3. More c’ha fundi i kurrizit ketij kinezo-amerkanit qe i fut hundet ne politiken Shqiptare ?-Sa ambasadore te shteteve te botes ka ne vendin tone pse nuk i futin hundet cfare eshtky ?Mire e ka ish prokurori ka prokurori ,ka gjykata edhe po te shpallet fajtor nga drejtesia e vendit ky–lu-luja–nuk ka pse te futi hundet ..

  4. More ci’ha fundi i kurrizit ketij kinezo-amerkanit qe i fut hundet ne politiken Shqiptare ?-Sa ambasadore te shteteve te botes ka ne vendin tone pse nuk i futin hundet cfare eshtky ?Mire e ka ish prokurori ka prokurori ,ka gjykata edhe po te shpallet fajtor nga drejtesia e vendit ky–lu-luja–nuk ka pse te futi hundet ..

  5. Llalle ndoshta ti ke te drejte, por ti duhet te japesh llogari per gjithe ata kriminele qe nuk jane arrestuar, per pasurine qe ke dhe per zullume te tjera

  6. Komentet i lexoj me radhe
    me dalin dy –Staline –
    i varferi une ke te besoj
    ne indetitet ke te kerkoj .

    ma merr mendja -Staline-e pare
    me duket si i vereti
    varet dhe nga mendimet
    varet dhe nga komenti

    kurse –Stalini-i dyte
    do jete ndonje -llapaqen-
    te shkruaje me pseudonimin e tjetrit
    se keshtu i pelqen

  7. Oalien o –i paemer
    qofsh mashkull apo femer-
    ti qenke ai mendje -muti-
    qe Stalini pare ty ta futi

    ty te hyfte ky timi
    .se te pelqeu -pseudonimi-
    ti qenke -i pa emer–kari
    qe te dogji si mullare bari

    ne qofte se bytha te ha
    tjetrin ti mos e nga
    se je ishare me dere e prag
    nga dritarja ne -oxhak

    mos me tjetrin debato
    punen tende ti shiko
    hiqe nga mendja kete -gjene
    se je ishare me moter ,grua dhe nene

  8. Tere diten rri si qen
    ne kompjuter dite e nate
    shiko motren,gruan,nenen
    se ja bene p.idhin sallate

    dukesh nga truri o i shkrete
    je fis kurvash e prostituta
    ruaji te shkretet o katran
    .se po i kapa ja u futa

    dukesh qe dobico rezil
    e ke puetur te teme qe je kopil
    mos e merr ti rrembyer
    se nena ,gruaja dh motrat tende kare kane thyer

  9. Tere diten rri si qen
    ne kompjuter dite e nate
    shiko motren,gruan,nenen
    se ja bene p.idhin sallate

    dukesh nga truri o i shkrete
    je fis kurvash e prostituta
    ruaji te shkretet o katran
    .se po i kapa ja u futa

    dukesh qeje dobico rezil
    e ke pyetur te teme qe je kopil
    mos e merr ti rrembyer
    se nena ,gruaja dh motrat tende kare kane thyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu