• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Ornela Vorpsit: U dashurova me Ramën, ishte një mrekulli e vërtetë në Paris

Paparazzi



Ornela Vorpsi i ka kaluar me kohë ato ngurrimet që hasen ende tek artistët që jetojnë në Shqipëri për të thënë atë që mendojnë vërtet. “E dashuruar me Edi Ramën? E kush nuk ishte?!”, – thotë ajo.

Ky rrëfim i artistes dhe shkrimtares, që tashmë jeton në Paris, pa dyshim që u kthye në kryetituj në mediat shqiptare. Dhe ajo vazhdon ta thotë. Paragjykimet e të tjerëve, sot nuk e lëndojnë më.

Sot Vorpsi gjendet në Tiranë për të prezantuar një pjesë të krijimtarisë së saj në artet pamore. Pikturë, fotografi, vizatime…, të cilat i ka mbështjellë në titullin “Providencë”.

P: Me pak fjalë, i keni humbur shpresat se Edi Rama mund të përkthejë veprat tuaja në shqip?

Shpresa është e fundit që vdes, ndoshta pas këtij mandati, kur të jetë me pushime, mund ta bëjë. Kam një raport shumë të mirë me të. Kam një raport respekti njerëzor, por edhe për punën e njëri-tjetrit.

Ka marrë dhenë tashmë deklarata juaj se ishit e “dashuruar platonike” me Ramën…

E kush nuk ishte?! Më thoni kush nuk ishte i dashuruar pas tij atëherë?! Ishte një mrekulli e vërtetë. Edhe kur ishte në Paris, francezët ishin të dashuruar me Ramën. Sa hapte gojën dhe fliste, magjepste. Në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur as kryetar bashkie, as Kryeministër. Edhe shqiptarët vetë e kanë “pësuar” sharmin dhe kualitetet e Edi Ramës. Ky është fakt!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *