• |
ide | kryesore

Stresi flet pas arrestimit: E konsumoj drogën me miqtë, kur e gjej

Paparazzi



“Jam perdorues droge por nuk merrem me shitjen e saj”. Kështu deklaroi reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi. Ky i fundit u arrestua gjatë mbrëmë, pasi në lokalin ku ishte me miqtë e tij u gjet edhe një sasi kokaine. Stresi pohoi se ishte përdorues droge.

“Kokainën nuk e kam blere, une e gjeta ne lokal ku e kishin sjelle disa djem per ta pire. Me miq konsumoj droge kur gjej. Dua te me lironi se nuk kam bere asnje shkelje”, – tha Stresi për BW.

Sipas policisë, Stresi dhe Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, së bashku me tre persona të tjerë që u proceduan në gjëndje të lirë, janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *