• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj Sirisë, reagon Turqia: Një përgjigje e duhur për Assad

Planet, Të fundit



Turqia ka shprehur mbështetjen për sulmet ajrore të nisura ndaj Sirisë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashtme turke i ka cilësuar si të përshtatshme sulmet ndaj bazave të armëve kimike në Siri.

“Turqia beson se sulmi i kryer në mëngjes nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca është përgjigjia e duhur për sulmin kimik që shkaktoi vdekjen e shumë civilëve në Douma më 7 Prill. Sulmet me armë të shkatërrimit në masë, duke përfshirë edhe armët kimike, pa dallim përbëjnë krime kundër njerëzimit. Regjimi sirian, që po shtyp popullin e vet për më shumë se 7 vite, ka dëshmuar krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë dyshim për këtë. Turqia beson se është shumë e rëndësishme që këto krime mos të kalojnë pa u ndëshkuar“, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

SHBA, Britania dhe Franca nisën gjatë natës sulmet ajrore kundër regjimit sirian të Bashar Al Assad, duke goditur bazat ku mbahen armët kimike. Nga ana tjetër, Rusia e ka dënuar sulmin ndaj Sirisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *