• |
ide | kryesore

Thellohet përplasja mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës

Kryesore, Lajme

Pas deklaratave të Ambasadorit Donald Lu i cili e akuzoi “të korruptuar dhe që rrezikon burgun” vjen reagimi nga ish-kryeprokurori Adriatik Lalla. Në një letër publike ai ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si të pabaza.

“Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinëzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate” – thotë Llalla.

Ai bën një parashtrim të gjatë ku thekson se ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Reformën në Drejtësi në Shqipëri, por është kundër që ajo të vihet në interesa të disave. “Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit” – thotë Llalla.

Ai mohon kategorikisht të të ketë ndërmarrë një hap apo veprim kundër reformës në drejtësi duke shtuar se “nuk ka abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk është përfshrirë kurrë në veprime korruptive”.

“Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt” – thotë Llalla që e akuzon Lu-në se po abuzon me pushtetin që ka duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik.

“Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrembërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare” – e mbyll Llalla.

Si nisi kjo përplasje.

Rrënjët janë edhe më të thella, por dolën në sipërfaqe kur ambasadori amerikan nisi të flasë publikisht kundër Llallës si person që mbron njerëzit e korruptuar dhe që pengon reformën në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Lalla tha se sulmet e ambasadorit ishin personale pasi ai kishte konflikt interesi. Llalla tregoi se Lu i kishte kërkuar që të mbylleshin hetimet për çështjen e Bankers Petroleum pas shpërthimit në zonën e Fierit. Në të njëjtën intervistë Llalla konfirmoi se Lu i kishte kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë, por pa e nxjerrë emrin e tij.

Këtë e bëri në një letër që ish-kryeprokurori i dërgoi Senatit Amerikan në 2017-ën ku shkruante se në maj të 2015-ën, Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pas publikimit në lapsi.al të kësaj letre reagoi Lu që tha se kjo ishte një gënjeshtër dhe se Llalla ishte një zyrtar i korruptuar.

Si për të treguar se gjithçka ishte “OK”, Lu shkoi një ditë më pas edhe në zyrën e Presidentit Meta në një takim jashtë axhendës ku mendohet se letra e Llallës ishte në fokus të bisedës. Publikisht u fol për një takim “miqësor” dhe në “frymë pozitiviteti”. Kujtojmë se në fillim të këtij viti Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi Llallës të drejtën për të udhëtuar drejt SHBA-ve ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim ndaj tij për fshehje pasurie dhe pastrim parash. ©LAPSI.al

18 Comments

  1. Mos ja kajni nonen muhabetit .Me SHBA nuk po ja mban perplaset putini ,asad dhe ajatollahu me gjith koren e veriut dhe jo me te perplasen “qytetaret ” nga katunet e ballkanit.Eshte humor i lezecem.

        1. SHBA-në e përfaqëson presidenti që kanë zgjedhur vetë amerikanët, z.Trump e nuk e përfaqëson as Sorosi e as laraskat e komunizmit shqiptar apo ndonjë dipllomat që i mbështet.
          Boll o tru shpëlarë të enverizmit me përgjithësimet SHBA apo BE, sikur të kishim të bëjmë me vende diktatoriale komuniste si ish Bashkimi Sovjetik apo Koreja e sotme e Veriut.
          Në vende demokratike me sistem pluralist, nuk mund të marim si bazë konsiderata të njëanëshme të një force politike, apo të një dipllomati me ngarkesa politike, por respektohen forcat politike që me zgjedhje demokratike kanë pushtetin.
          Etiketimet idiote për forcat politike si “SHQUP-i”, janë tregues i nivelit më primitiv të formimit demokratik e moral. Nuk ishte SHQUP-i ai që e masakroi Shqipërinë për gati 5 dekada dhe e solli në këtë gjendje, por ishte KQ i PPSH sot PS me këlyshët e Bllokut.

  2. SHBAne ne SHQIPERI e perfaqeson RAMA, kjodihet sepse qe i pari qe sulmoi presidentin amerikan qe u zgjodh. LUja eshte keshilltar i tije, e ato i bejne ne zyrat e komitetit partise TIRANES. aty qe trashegimtaret kane listat e dosjet e tyre, por kane nderruar emer, se me vese e ndergjegje jane po ata kulishe komunistesh te pa ndreqshem, Po i shikojme edhe ketu e kudo sythet e tyre qe leshojnepropoganden e qelbur rilindase me permbajtje qelbesirash.Na paska mbeturmbrojtja e amerikes nga keta, qe deri dje dolen kundra NATOS, demonstruan me flamuj me simbole komunizmi, keta qe hane buken e demokracise,, e ne darke luten per RUSI e SERBI..Amerika eshte e djathte, e kapitaliste, pra ato qe ju i luftoni, ZGJIDHNI E MERRNI,,,ju horra rilinda.s

  3. Për cilën “reformë në drejtësi” flasin tru shpëlarët e propogandave komunisto-kanabiste ?
    A mos qenka “reformë në drejtësi” të mbushish parlamentin me deputetë me të kaluar kriminale, apo kryebashkiake ish trafikantë prostitucioni e droge ?
    A mos qenka “reformë në drejtësi” e kësaj qeverie që e ktheu gjithë Shqipërinë në plantacione të mbjelljes së kanabisit, e të trafikut të tij qindra tonësh në Europë ?
    A mos i rekomandohet Shqipërisë nga disa ambasadorë që për të bërë reformën në drejtësi duhet të heshtësh për shpërthimin e drogës shqiptare ?
    Reformat demokratike për të bërë një shtet ligjor, nuk mund të quhen dënimet drastike e burgosja e të varfërve se nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike, por që qeveria të zgjidhë problemin e furnizimit me energji elektrike, me ujë të pijshëm, me rrugë të pajisura me sistem sinjalizimi për të evituar aksidentet.
    Taksat janë vërtetë i vetmi burim parashë për investime shërbimesh publike, por kur një qeveri që e quan veten “socialiste” e shumëfishon taksat për të varfërit duke ju hequr njëkohësisht edhe ndihmat sociale, kjo nuk mund të quhet më as reformë socialiste e as reformë demokratike, por reformë diktatoriale kriminale.
    Sa i takon reformës në drejtësi, ajo mund të quhet një reformë demokratike, vetëm nëse drejtësia bëhet një institucion tërësisht i pamvarur nga politika.
    Asnjë drejtësi qe vihet nën presionin e qeverisë apo politikës, nuk mund të jetë e aftë të luftojë korrupsionin edhe mbrenda saj, e jo më qe të ndëshkojë korrupsionin qeveritar.

  4. krejte keto ndodhin ne nje shtet qe qeveriset nga partit pa identitete,etnike.
    ne qdo histori partit multi-etnike me multi orjentime e vizione nostalgji,qe pesonë keq shteti.
    keto ndodhin ne shtete afrikane,siri ish jugosllavin me multi etni etj.
    pra ne shqiperi dhe kosove problemi madhor eshte se nuk kemi 1nje parti etnike nacionale per mbrijtje te etnis shumice shqiptare dhe interesave te shtetit.
    nuk munde te jemi paradite shqiptar,pas dite turq dhe ne mbremje grek e serbe.
    ketu eshte mullari i te gjitha problemeve dhe tragjikave te ne,dhe 97 ta nuk eshte qudi.

  5. Kur Amerikani Lu ndryshe nga ca Shqiptare bente tthirrje te mos votohet Ervis Rroshi, Artur Bushi etj sepse sipas tij ishin me preçedent kriminal,
    une zgjodha te besoj Ameeikanin Lu , por ata qe permendi kandiduan edhe “fituan”, kesaj rradhe qe Amerikani Lu ben thirrje te besojme ate, dhe Jo ish Prokurorin e Pergjirhshem sipas tij te diskredituar se nuk paska tejkaluar rolin e tij SI diplomat nuk di ç ka mbet me NE kete vend….

  6. Adriatik Llalla u be i korruptuar sapo u konfrontua me fuqiplotin Guvernator Donaldin e Pare!
    Por perpos servilizmave te peshtira ndaj majmunit vogel kinez, ka nje fraze krejt te qarte te Adriatik Llalles qe thote se : ” Une hedh poshte akuzat tinzare ndaj meje per korrupsion te leshuara ndaj meje nga Amb. LU si te pa baza dhe do te provohen si te pa verteta nese do paraqiten perpara c’do gjykate ”
    Tani “Topi ” eshte ne kembet e kinezit vogel, ti dergoje ato akuza ndaj A. Llalles ne gjykate e mos beje zhurmuesin kot si kurve e keqe neper media. Te provoje akuzat e Llalla te denohet penalisht, ose ne te kunderten te qerohet nga syte kembet sa pa u felliqur fare si shpifes ordiner.

  7. Prisni se qe do te arrestohet ky tru peshk as qe vihet ne dyshim.O debil prokuror o injorant? Ti i ke hapur lufte SHBA se?
    Po more pyke shati a e di ti se Amerika nuk e merr sulmin tend si nje sulm tipik shqiptarhonesh qe behet ndaj nje personi por si nje sulm qe drejtohet ndaj SHBA se prandaj ta sollen pusullen e kuqe.
    Po Sadami beri lufte me Iranin dhe testoi armet amerikane dhe kur iu doli jashte linjes e cuan ne rrote te semes.Po ik o debil se i kane tere pergjimet per ty amerikanet per Meten e Berishen dhe te gjithe ju.Debile si nuk e kuptoni qe keni qene e jeni te pergjuar 24 ore te cdo dite.Debile te gjithe jeni.

  8. Po lexoj qe flitet shume per “antiameriaknizem”. Llogjikisht me duket budallallek si antiameriaknizmi po ashtu edhe proamrikanizmi, por le te merremi me faktet. Njera pale shan “Donin e vogel”. Arsyet dihen dhe s’po zgjatem. Pala tjeter e ka me “Donin e madh” dhe pervec te tjerave qe dihen, “Donit te madh” nuk iu dha asnje mbeshtetje per sulmin ne Siri (duhet thene shyqyr qe nuk miratuan ndonje rezolute kunder si Rusia, Kina, Irana apo Bolivia). “Doni i vogel” eshte nen hetim nga Senati Amerikan per keqperdorim te fondeve te taksave paguesve amerikane (per aq sa dime ne) ndersa “Doni i madh” eshte ne hetim per arsye te tjera. Por me e rendesishmja eshte se “Doni i vogel” eshte nje funksionar i emreuar qe perfaqeson SHBA, ndersa “Doni i madh” eshte votuar nga shumica e amerikaneve. A mund te me thoni se kush jane antiamerikanet? Kush e perfaqeson antiamerikanizmin ne Shqiperi? P.S. Vazhdoj te mbetem i idese se se antiamrikanizmi dhe proamerikanizmi jane ushqim per budallenjte dhe injorantet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu