• |
ide | kryesore

Urdhër-arresti për Adriatik Llallën

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë në dy ditët e ardhshme urdhër arresti për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Një burim i besuar nga prokuroria u shpreh për Exit.al se prokurorët janë prej ditësh nën presion të jashtëzakonshëm politik, përfshi kërcënimin për moskalimin e vetingut, nga qeveria dhe një përfaqësi e huaj në Tiranë për të arrestuar me çdo kusht Llallën. Presioni është bërë intensiv dy ditët e fundit me kërkesën që arrestimi duhet të bëhet para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn. Nën këtë presion, edhe pse nuk kanë prova të arsyeshme, prokurorët janë dorëzuar dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit.

Prej të paktën 5 javësh, Prokuroria e Durrësit ka zhvilluar verifikime dhe hetime në lidhje me të shkuarën e Adriatik Llallës. Këto hetime u përqendruan fillimisht në dy drejtime: në disa shitblerje tokash dhe në një gjobë të marrë në një aeroport gjerman për mosdeklarim të parasë në dorë mbi limitin e detyrueshëm për deklarim gjatë udhëtimit të zhvendosjes së familjes së tij në Gjermani para rreth dy vjetësh.

Së fundmi, prokurorët e Durrësit kanë ricikluar edhe një akuzë të para disa viteve për transferimin e një prokurori nga Tiranë në Shkodër, në mes të një hetimi ndaj një krimineli i cili edhe pas ndryshimit të prokurorit u dënua me 15 vjet burg.
Megjithatë, për asnjë nga këto pista hetimi nuk prokurorët nuk zbuluan dot prova të mjaftueshme që të mund të justifikonin hetime zyrtare. Por nën presionin të vazhdueshëm politik, Prokuroria e Durrësit regjistroi para rreth tre javësh një hetim formal ndaj Llallës, për të cilin nuk është njoftuar dhe nuk është thirrur në pyetje asnjëherë vetë Adriatik Llalla, duke e bërë çdo veprim në fshehtësi të plotë.

Por këto veprime u njoftuan në publik nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili fillimisht u shpreh se Llalla po hetohet për korrupsion dhe në një deklaratë të dytë u shpreh se Llalla është një “zyrtar i korruptuar dhe i diskredituar” që po hetohet për “pasuri masive të pajustifikuar” dhe “pastrim parash” dhe se Llalla po kundërshtonte reformën në drejtësi se “rrezikonte të dënohej me burg”. Këtyre akuzave Llalla u është përgjigjur sot, duke i mohuar në mënyrë kategorike dhe duke akuzuar direkt Ambasadorin Amerikan për ndërhyrje në proces hetimi dhe sistemin e drejtësisë në shkelje të statusit të tij diplomatik dhe të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare.
Por megjithatë hetimet e Durrësit për “pastrim parash” dhe “pasuri të pashpjegueshme” nuk çuan asgjëkund, ndaj Prokuroria e Durrësit i pasoi hetimet para tre ditësh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kjo përcjellje e hetimeve është në vetvete e diskutueshëm pasi në momentin e kalimit të çështjes Adriatik Llalla nuk ka asnjë funksion zyrtar.

Pavarësisht çështjes së juridiksionit, sipas një burimit të referuar në fillim të artikullit, që pas marrjes së çështjes prokuroria e krimeve të rënda ka qenë nën presion dhe kërcënim të vazhdueshëm nga përfaqësues të qeverisë dhe të ambasadës amerikane për arrestimin e Adriatik Llallës.

Burimi u shpreh gjithashtu se qeveria ka urgjencë për të dhënë një provë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn që do jenë në Shqipëri për të dhënë lajmin se Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave. Një nga lëvdimet më të mëdha të raportit të Komisionit dhe të dy komisionerëve tyre do të jetë pikërisht suksesi i reformës në drejtësi.

Duket se urdhër arresti ndaj Llallës është i dëshirueshëm për të gjithë: Donald Lu ka nevojë jo vetëm të hakmerret ndaj një personi që i ka hapur shumë probleme, por ka nevojë të justifikojë të gjitha akuzat që ka bërë ndaj Llallës dhe informacionet që ka çuar për të në Uashington. Ndërkohë të tre, Rama, Lu dhe Vlahutin, kanë nevojë për një “peshk të madh” me qëllim që të tregojnë rezultate në reformën në drejtësi. Nesër të gjitha mediat e botës do të shkruajnë se Shqipëria po lufton korrupsionin duke arrestuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm, çfarë do t’i japë treshes Rama-Lu-Vlahutin një armë të shkëlqyer propagandistike.

Por mbi të gjitha urdhër arresti ndaj Llallës zgjidh një problem të madh me të cilën ndeshet prej kohësh Rama por edhe Lu: arresti i Llallës dobëson për pak kohë trysninë në rritje të ndërkombëtarëve për arrestimin e Saimir Tahirit si provë të serioziteti të qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Llalla brenda, mban Tahirin jashtë. /exit.al/

19 Comments

  1. Sa e mbroni kete koke loqe ju kokeloqet e lapsit ! Ai sipas jush nuk duhet denuar por duhet riemeruar kryeprokuror se kishte marre persiper te mbronte Sali Berishen dhe familjen e tij nga burgu per shume te keqija qe i kane bere ketij populli dhe kesaj Shqiperie.Oh sa keq! Po tani kush do e mbnroje Salen? O burra mosbindje civile te shpetojme kryekriminelin qe te vrase ca shqiptar tjer!

  2. Kesaj i thone kurveri juridiko-diplomatike nderkombetare. Llalla mund te jete nje e keqe e ketij vendi dhe sistemi te dhjere qe kemi, por AKTI ME I RENDE, eshte qe kerkohet nga individe qe ne vend qe te bejne punen per te cilen jane ngarkuar kerkojne te denojne si ne kohen e dulles. Te gjithe pa perjashtim i kisha varur ne mes te Tiranes duke perfshire edhe kinezin e Vogel komunist, qe fatkeqesisht perfaqeson shtetin me te fuqishem ne bote. Nese per kete ngjarje, qe per nga menyra si po serviret, nuk do reagoje politika ne teresi do ta degjeneroje perfundimisht shqiperine ne nje neodiktature e cila do kete copyright-in Made in China Lu

  3. A mun te mendohet ky komentuesIpaemer’ qeraman , zhgaravites i realitetit, pale por dhe i poshter. Fajet qe ka ish prokurori do i dale vete zot ashtu sic ika bere, por te thuash qe nuk ka arrestuar BERISHEN,, tregon qe ti ifshehuri i kopukeve sigurims,, flet akoma si psiko penalisti qe ka rrembyer tere pushtetet,,,,,,FAIN E KA SALIU,,, pika mu aty ku s;mund ta mbani. Kujto parlamentin kur BERISHA i tha mes burrave,,-ketu me ke , e ketu do me keshe,do ti ballafaqojme zullumet. Sa kohe ka, pri, e prit ky KM,burrac, hajdut, kanabist, qe nuk i ka ngel pike morali te jete KM, akoma del mashtron, me hipokrizine e nje kafshe me fytyre njeriu, por ka dhe keta qelbesirat, bije kurvi qe i lehin si kope te terbuar. Fundi po ju vjen moreposhtersia kombetareRILINDJA, plus qelbesirat.

  4. A mun te mendohet ky komentuesIpaemer’ qeraman , zhgaravites i realitetit, pale por dhe i poshter. Fajet qe ka ish prokurori do i dale vete zot ashtu sic ika bere, por te thuash qe nuk ka arrestuar BERISHEN,, tregon qe ti ifshehuri i kopukeve sigurims,, flet akoma si psiko penalisti qe ka rrembyer tere pushtetet,,,,,,FAIN E KA SALIU,,, pika mu aty ku s;mund ta mbani. Kujto parlamentin kur BERISHA i tha mes burrave,,-ketu me ke , e ketu do me keshe,do ti ballafaqojme zullumet. Sa kohe ka, pri, e prit ky KM,burrac, hajdut, kanabist, qe nuk i ka ngel pike morali te jete KM, akoma del mashtron, me hipokrizine e nje kafshe me fytyre njeriu, por ka dhe keta qelbesirat, bije kurvi qe i lehin si kope te terbuar. Fundi po ju vjen moreposhtersia kombetareRILINDJA, plus qelbesirat.

  5. Shqiptareve duket se u pelqen jakobinizmi jo drejtesia. Llalla eshte pjese e se keqes me padrejtesite qe jane bere nga prokurore e gjyqtare. Por nuk mund te pranoj te denohet nje shqiptar sepse kete e do nje diplomat i huaj. Dhe nuk e do per knteresin e shqiptareve po per inat personal e per afera te pista ku ai dhe kokekuqja kane futur duart. Ka pasur kohe Lu te flase per kanabizimin, drogen e forte, korrupsionin qeveritar, blerjen e votave, Tahirin, Beqajn, Qazimin, kriminelet ne parlament e plot wamete qe kane pllakosur kete vend. Nuk kemi arsye te duartrokasim nje te huaj qe kerkon jashte cdo norme nderkombetare te nderhyje brutalisht ne punet e brendshme duke bere prokurorin dhe gjykatesin, sic kemi duartrokitur jugodllavrt, ruset e kinezet kur na kerkknin denimin e bashkeqytetareve tane.

  6. Shqiptareve duket se u pelqen jakobinizmi jo drejtesia. Llalla eshte pjese e se keqes me padrejtesite qe jane bere nga prokurore e gjyqtare. Por nuk mund te pranoj te denohet nje shqiptar sepse kete e do nje diplomat i huaj. Dhe nuk e do per interesin e shqiptareve po per inat personal e per afera te pista ku ai dhe kokekuqja kane futur duart. Ka pasur kohe Lu te flase per kanabizimin, drogen e forte, korrupsionin qeveritar, blerjen e votave, Tahirin, Beqajn, Qazimin, kriminelet ne parlament e plot wamete qe kane pllakosur kete vend. Nuk kemi arsye te duartrokasim nje te huaj qe kerkon jashte cdo norme nderkombetare te nderhyje brutalisht ne punet e brendshme duke bere prokurorin dhe gjykatesin, sic kemi duartrokitur jugodllavet, ruset e kinezet kur na kerkonin denimin e bashkeqytetareve tane.

  7. Një MUT TË MADH do i hanë Llallës sepse ai ka dosje edhe për edvinin lu e kompani, prandaj ti teveqeli paemër i fillimit më mirë qaje edvinin se mba shpresa për Sali Berishën.

  8. Është e turpshme që një kinez socialist-sorroist të na rikthejë kohën kur byroja politike e enver hoxhës merrte vendime se kush do dënohet.

  9. Ne kete rast duket qe sulmi eshte personal, i iniciuar nga amb american ne Shqiperi. Jemi shtet i vogel, i varfer por gjithsesi keto llok nderhyrjesh nuk duhen lejuar. Adriatik Llalla si prok i pergj nuk ishte as me i mire, as me i keq se paraardhesit e vet. Ka ca te mira por dhe shume gabime. Por prok pergj asnjehere nuk ka qene i pavarur ne Shqiperi. Asnjehere nuk eshte lene te bej punen qe i takon. Ne momentin qe nuk shprehet nje vullnet i tille nga politika, per te denuar krimin sado lart ai te shfaqet, nen kete fryme dhe prok pergj merret me te dobetit, me ata pa perkrahje dhe i ben yzmetin mandatit te tij te arte.

  10. Nuk e di pse ….. por mu kujtuan fjalët e Sali Berishës thene ne dalje nga Parllllamento qe dy dite me pare permendi daljen pas shtëpisë drejt nevojtores ….. ose hales ne gjuhe popullore …..

  11. Qe do e flijonin kte per show dihej,e mir ti bohet se u bo ky brek grisuri milioner mrena vitit!
    Po halli esht ishalla se mbyllin me kaq po te kapin dhe te tjer qe fryhen nga babzia lekut

  12. Ne fakt, gjykimi ose burgosja e njerit prej funksionareve te larte te Shqiperise(te tille si Rama, Tahiri, Cako, Meta, Berisha, Lalla, etj) do te ishte gallate e madhe, sepse do te fillonte procesi i njohur domino (dmth, une do te tregoj se c’ke bere edhe ti)!!!
    Keshtu qe, ishallah dhe amin o z. Lu!(ne kinezce nuk edi si i thuhet)

  13. O burra ne mbrojtje te Dhalles.Se ai na i mban shefat tane te sigurte e te qete.Sa te kete prokuror e kryeprokuror si puna e Dhalles,shefat tuaj do vazhdojne te vjedhin te qete e me pas tju japin juve ndonje kocke.Shefat i dime te gjithe kush jane:Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha.Keta jane te medhenj se ka edhe peshq pak me te vegjel se keta qe ne fakt ndonjeher bejne me shume dem se sa keta.Posht hajdutet dhe servilat!

  14. Nuk re rruan amerikoni penisin ose karin as per ju or komentusa e as per shefat tuaj politike djathtas + majtas. Ne popullit te thjeshte nuk na rruhet kari per burgun tuaj se ju i keni mbushur xhepat per 10 breza dhe ishalla po jua sekuestron amerikoni paret qe ja keni grabit popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu