• |
ide | kryesore

Drejt lirimit pedofili skocez që abuzoi me fëmjët jetimë shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një drejtues jetimoreje, i cili është dënuar me 20 vite burg për abuzim me fëmijëve në Shqipëri, mund të lirohet nga burgu.

66-vjeçari David Brown erdhi në Shqipëri në vitet 2000 për të ndihmuar fëmijët e refugjatëve që iknin nga lufta në Kosovë, si edhe fëmijët e rrugës në Tiranë, duke ngritur jetimoren e tij “His Children”. Por, ai u arrestua në vitin 2006-të, me akuzën për abuzim seksual të fëmijëve, teksa ka mohuar gjithmonë akuzat.

Kërkesa për apel u refuzua vitin e kaluar, por Broën tani ka kryer mjaftueshëm nga dënimi i tij sipas ligjit shqiptar, për të marrë lirim me kusht. Një seancë gjyqësore në Tiranë do të zhvillohet për të përcaktuar rezultatin.

“Daily Record” raporton se avokatja e tij, Gjystina Golloshi, u shpreh se: “Bazuar në ligjin shqiptar, ai ka përfunduar tashmë mjaft kushte të dënimit të tij, për të bërë këtë kërkesë në gjykatë.” 

Golloshi shtoi se “Nuk e di me siguri kur ai mund të lirohet dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të lirohet menjëherë. Është një mundësi që ai të lirohet këtë vit”.

“The Sunday Mail” zbuloi vitin e kaluar se të akuzuarit, tani 19 dhe 23 vjeç, duan të ndryshojnë deklaratat e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *