• |
ide | kryesore

Foto e Berishës me Bashar Al Asadin. Si është e vërteta?

Të fundit



Sa herë u jepet rasti dhe sa herë përmendet emri i Bashar Al Asasit, mediat pro qeveritare botojnë një foto ku Sali Berisha duket në krah të diktatorit siran. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë pasi ish kryeministri ka përshëndetur sulmet e vendeve të perëndimit ndaj Sirisë. Kuptohet qartë analogjia që kërkohet të bëhet dhe përshtypja që mëton të krijohet.

Por, mjafton një kërkim i shpejtë për të kuptuar të vërtetën. Pas klishesë ku duket portreti i Asadit ngjitur me atë të Berishës ka një histori. Lapsi.al ka qëmtuar edhe foto të tjera. Dhe ato tregojnë “manipulimin” e fotos që serviret në Shqipëri. Aty Sali Berisha gjendet mes një tufe të madhe krerësh shtetesh, si ish diktatorët egjiptianë dhe tunizianë Mubarak dhe Ben Ali, finlandezia Tarja Halonen, presidenti rumun Trajan Basesku dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon. Eshtë viti 2008 dhe ata janë ftuar nga Nicolas Sarkozy për të marrë pjesë në tribunën e parakalimit tradicional që kryhet në bulevardin Champs Elyse me rastin e festës kombëtare të Francës, 14 korrikut. Nga fotot e tjera duket qartë se nuk ka asnjë lidhje mes pamjeve reale dhe imazhit që kërkohet të shitet në Tiranë. ©Lapsi.al



10 Comments

  1. Po Tao Balla me endrifugen kete pune kane… Dhe shyqyr qe nuk po leh fort dhe Erjon Sherxhiu!
    Per Meron me vjen keq, se me gjithe kete photoshop neper kembe, mund t’ia kishte hedhur edhe doren e Saliut ne qafe Asadit…

  2. Po kete beni dhe ju…. Nese eshte nje lajm per ndonjerin .. ju nxirrni nje foto qe ben ‘ ANALOGJINE’ tuaj..

    Po shikoni nje here ne arkivat tuaja .. dhe do gjeni te njejtin fenomen.

    Te gjithe nje mut jeni.

    1. Ti mos je ajo ‘ LUIZA SHKODER’ ????

      Se menyra se si shkruan , shprehjet qe perdor jane shume te ngjashme me te.

      ???

  3. Si eshte kjo pune e fotoshopit. keta qelbesirat, ne demostratatne 96, na u ngjyen me boje te kuqe dhe dilnin ne intervista si te lenduar nga policia e shtetit. Keta mjeshta te shtembrimit realitetitsot bejne kete veprim per qelliminqe kane. Por dihen se kush jane e sa e duan dhe e kane dashur keta pinjolle AMERIKEN, dhe sa e do ky psiko KMMaskaralleqet tuaja ,uk kane fund, Keni 20 vjet qe sulmoni PDne, e sidomos Z BERISHA, edhe kjo metode e taktike e bijeve krimineleqe sot kane pushtetin, e qe mashtrojne boten. Keta qe po falimentojne ekonomine duke vjedhur, e duke mbushur vendin me droge, keta na hiqen atedhetare, por mos te harrojne— Me pare jane interacionaliste, e pastaj atdhetar, qe as kane patur ndonjhere rrespekt e skane per popullin,Jua tha idioti BALLA, qe perpara partia, pastaj atdheu,, keta jeni ju,,,,,QELBESIRAT E KOMBIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *