• |
ide | kryesore

Manchester City shpallet kampion i Anglisë 5 javë përpara

Sport



Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2017/18. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e ka siguruar titullin 5 javë nga përfundimi pasi Manchester United i vendit të dytë ka pësuar një humbje 0-1 në shtëpi nga WBA.

Ironia është se një javë më parë ishte ekipi i Jose Mourinho që i shtyu festën Manchester City, ndërsa sot, është vetë Manchester United që ia dhuron titullin rivalëve të një qyteti. Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje ka shpërthyer festa në gjysmën tjetër të qytetit. Lojtarët e City kanë postuar mjaft video dhe foto feste në rrjetet sociale.

City club captain Vincent Kompany (centre) is pictured celebrating his side's title win on Sunday afternoon The Manchester City defender spoke to team-mate Kevin De Bruyne following West Brom's incredible victory The Belgian raised his phone to show his compatriot on the other end as the pair begin their celebrations

“Kampionë të PremierLeague 2017/2018. Koha jonë, qyteti ynë” – shkruan Manchester City në rrjetet sociale. Ky është titulli i pestë në histori për Man City, që ka triumfuar edhe në sezonet 2013/14, 2011/12, 1967/68 dhe 1936/37.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *