• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, vdes në spital 55-vjeçarja

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit të Elbasanit. Sipas të dhënave zyrtare, sot rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetasja XH.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëherë janë dërguar në spital.

Shtetasja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *