• |
ide | kryesore

Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re të djathtë

Lajme, Të fundit



Për herë të parë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka artikuluar qartë mundësinë e krijimit të një partie të re në kampin e djathtë.

“Nëse PD do ta çojë deri në fund këtë që ka nisur dhe unë jam i bindur që kështu do të ndodhë edhe në Kuvendin Kombëtar që mblidhet në fund të muajit duke mbyllur çdo derë.

Ne më pas kemi vetëm një rrugë, si njerëz që duam të merremi me politikë dhe të kontribuojmë për vendin. Ne kemi vetëm një rrugë që të përfaqësojmë qindra mijëra të djathtë që duan të përfaqësohen në parlament” – tha Patozi në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Por a e dëmton kjo kauzën e opozitës për një formacion të bashkuar?

“Unë jam ai që e dua më shumë opozitën e bashkuar. Por unë jam ai që jam përjashtuar nga partia ime. Pa u pyetur dhe pa u dëgjuar. Ajo parti është kthyer në ndërmarrje private me një aksioner të vetëm” – tha Patozi. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ky nga smira qe ka treguar deri me tani, e me pjellen e akrobacise politike qe po ben ne dem te PDse, le ta provoje,, ,,,,,Se qenin e ngordhur do gjeje,,,, si edhe ata te tjeret qe e provuannje here. Nuk ka bythe ky,, eshte si gjethe e thare, sepse i mbaroi kur ne peme vegjetonte, e s;na nderonte. Deri me sot vetem perplasje personale ka bere, se te gjithe problemet partiake nuk ka aftesiper ballafaqime,e perplasje mendimibrenda trupes demokrate, por vazhdo ne portale, e tv qe ta tregoi hidherimin e cmiren qe ka per ate qe ka humbur. Karierizmi qenka semundje e ndjenjes se semure shpirterore qe te beka armik me miqte por ifshehur ne masken se gjoja mendo per perparimin demokratik te partise, e shoqerise. Kjo do te thote se fshihen pas gjethes se fikt. ATY TE RRINE..

  2. Politika eshte mjeti i te mundeshmes. Le ta provoje fundja eshte me dinjetoze se sa ti lutesh sales per nje vend pune.

  3. Fakti se Patozi është “ankuar” gjithmonë ne mediate kapura nga Rama, apo nga pseudo kritikët e së majtës, është nje tregues se më shumë sesa një politikan i djathte demokrat, ai është një person që po shfrytëzohet për të goditur Partinë demokratike.
    Nuk mund të gjesh në analizën e veprimtarisë politike të këtij “ish nënkryetari” të PD, ndonjë meritë të veçantë që do ta paraqiste ate më të aftë sesa kryetari aktual i PD, z.Lulzim Basha si për formimin akademik e moral, ashtu edhe për energjitë pozitive.
    Patozi filloi të “shquhej” për energji kritike kundër partisë së tij, vetëm kur u largua nga posti drejtues. E pra mjafton vetëm ky fakt, që ta bëjë të dyshimtë pretendimin e tij se paska pas vetes me qindra mijëra antarë të PD.
    Për mendimin tim, ai i ka bërë dëm shumë më të madh PD në momentet më kritike të situatës politike në Shqipëri duke llapur ne mediat socialiste me inate personale ndaj liderit të PD, sesa të kishte dalë me kohë me “partinë e tij”. Që një politikan qe e paraqet veten të djathte e demokrat, të shkojë e të shfryjë inatet e tij personale me liderin e opozitës shqiptare në mediat e kundërshtarit politik të PD, është më negative sesa të provojë forcat e të dalë me një alternativë tjetër partiake. Ngelet problem se a do ta pranojnë ish antarët e tjerë të kryesisë së PD të rënë nga fiku, që të kenë si lider të një partie “të re” demokratike Astrit Patozin ?
    Përceptimet janë qe të gjithë këta të pakënaqur, do të deshën të ishin gjeneralë e asnjeri ushtar, një mentalitet i vjetër primitiv tipik shqiptar. Shohim se të gjithë ishat, nuk kanë një bashkëveprim të tyre e nuk janë të një mëndje dhe i vetmi qëllim që i bashkon, është të ik Basha e të vij unë.
    Më tepër se një qëndrim kritik e një mendim ndryshe i natyres demokratike, kam përshtypjen se këta zotërij janë produkt i ndërhyrjes së ambasadorit Lu, për të përçare PD e për të realizuar reformat sorosiane në Shqipëri.
    E mira do të ishte që Patozi më së fundi ti lerë llafet e ti hyjë punës duke krijuar partinë “e tij”.
    Deri tani, i vetmi “program i tij politik”, është gjuha e urrejtjes personale ndaj Bashës.
    Le ta krijojë pra ate parti e të dalë me një program ndryshe politiko-ekonomik nga Basha, e do të shohim se a do të jenë antarët e saj me qindra mijëra, apo vetëm disa dhjetra persona si në partinë e Spartak Ngjelës.

  4. O Tit, kam respekt po sa u mendove o burre!! E ka provuar edhe Ceka, Pashko, Imamis, Teta, Pollo…
    Quaje Partia Shyqyr- Demokratike

  5. Te quajturit PD, jane shkaterruesit dhe hajdutet e shtetit (kete e din gjithe shqiperia), prandaj ne te ardhmen ai qe ka mend ne koke dhe don te bej kariere ne politike duhet te krijoje nje parti te re me indivita te paster qe kane deshire te bejne politike ne interes te popullit dhe te ardhmes se shqiperise.
    Bravo dhe urime Astritit per punen qe ben dhe sinqeritetin qe ke.
    Ti je i sinqerte qe nuk pranon te rrishe ne llumin e PD se tanishme qe akoma furnizohet me benzinen e kriminelit Berisha.
    Inixiativa jote rrit demokracine ne shqiperi, dhe u hap syte shume indivitavet te tjere, qe sot ne 2018 akoma jane sllever te paralizuar ne llumin e partive te korruptuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *