Duket se e papritura tashmë ka nodhur dhe se çifti i cili u nda në vitin 2016 pas dy vitesh lidhje janë ribashkuar.
Po flasim për Bella Hadid dhe The Weeknd, për të cilët po flitet se janë rikthyer me njëri-tjetrin. Sipas “US Weekly” ata janë parë duke shkëmbyer puthje në festivalin e muzikës “Coachella” gjatë fundjavës. “Ata ishin krejtësisht të afërt dhe të fokusuar tek njëri-tjetri, ndërkohë edhe Kylie e Kendall Jenner kanë shkuar në tavolinën e tyre”- është shprehur burimi.Gjithashtu, fansat e çiftit janë shprehur se kënga më e re e The Weeknd, “Wasted Time” ka në thelb ndarjen nga modelja.