• |
ide | kryesore

Flet Astrit Patozi: Ku është dallimi mes Bashës dhe Berishës

Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi thotë se problemi i kësaj partie sot nuk janë statutet, por fakti se Basha nuk jep asnjë garanci për ta zbatuar atë sepse nuk e ka bërë këtë as në të kaluarën.

“Nuk hyj te njerëzit që duhen pyetur shumë për statutin. Problemi i PD-së nuk është statuti. Statuti mbetet në kujtesë vetëm kur shkelet. Lulzim Basha është në një pikë kritike të karrierës së tij, ku nuk bën dot as “sikur”.

Ajo që unë pashë nga leximi i përciptë që i kam bërë statutit pashë që nuk kishte asgjë të re. Sanksionet ndaj atyre që dilnin kundër vijës partisë ishin shumë të forta. Po tentohet ti serviret publikut një pseudo-reflektim i PD-së që nuk ekziston.

Statuti i ri që pritet të miratohet nuk i jep përgjigje pyetjes nëse e jep, apo jo dorëheqjen kryetari në një humbje tjetër? Kush është përgjegjësi i humbjes së zgjedhjeve paraardhëse? A do jetë mandati i kryetarit 2-vjeçar?

Në rast se ky statut, do ishte statut më demokratik dhe më i miri, prapë se prapë do duhej të prisnim Bashën nëse do e zbatonte apo jo pas 3 vitesh pa asnjë garanci. Sepse as statuti i kaluar nuk u zbatua. Anëtarët e PD-së nuk kanë nge që ta presin Lulzim Bashën nëse do e zbatojë apo jo pas 3 vitesh statutin” – thotë Patozi.

Ai bën edhe akuza më të rënda pasi nuk e konsideron Bashën si një “lider”.

“Sali Berisha ka qenë lider i fortë ndërsa Lulzim Basha nuk është lider fare. Ai ishte i fortë dhe i vendoste ekuilibrat sipas mënyrës së vet. Ky si frikacak i bëri gjërat natën.

Njëri hynte në beteja për të fituar, ndërsa tjetri hyn që të jetë i pari i kasolles së tij megjithëse tani nuk ka as kasolle” – tha Patozi. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ke hanger me Z SALI, por me BASHEN s;te eci,sepse S;tela qe te na fleje akoma ne parlament ete benit qejf,RRI nje cike puz, sepse edhe e ke patur nevoje, biles ben mire te mos na dalesh kaqe fort ne intervista, sepse me ta thene troc,,,, ” na je be re i merzitshem se e dime se cdo presim nga mendimet e tua. Bej si te besh, bej nje cike pushim, se akumulon, e vrojton ”gabimet” e BASHES , e pastaj sulu e nxirrja dufin,Ne ke mendime per parti, hidhu, provoje, shijoje, por nuk do jua zgjase shume frymemarrja, Pa e nisur theme se ti je i deshtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *