• |
ide | kryesore

Kokainë dhe kanabis, policia greke shkatërron bandën me shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një bandë e trafikut të drogës në Greqi është goditur nga policia e vendit fqinj. Pesë shqiptarë janë vënë në pranga raportojnë mediat greke. Aksioni për shkatërrimin e bandës së kanabisit dhe kokainës u zhvillua në Athinë.

Mësohet se shqiptarët janë të moshave 29, 30, 30, 44 dhe 48 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, u sekuestruan 21 kg marijuanë, 1.5 kg heroinë, 705 gr kokainë, 11.502 ekstazi, 2 kg përzierës, 6320 euro, 21.200 lekë shqiptare, 12 celulare, 1 pistolete me 4 fisheke, 2 makina, 2 motora si dhe 4 peshore etj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *