• |
ide | kryesore

Kreu i myslimanëve shqiptarë i përgjigjet Erdoganit për “gylenistët”

Lajme, Të fundit

“Shqipëria është një vend i lirë” – u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj, i pyetur nga “Zëri i Amerikës” se si do të vepronte Shqipëria nëse Turqia do t’i bënte presion për dorëzimin e turqve që presidenti Erdogan i akuzon si të lidhur me Fetullah Gylen.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Skënder Bruçaj konsiderohet si një “i padëshiruar” nga presidenti i Turqisë. Shpesh herë ai është akuzuar se është i lidhur me Gylen. Disa media kanë raportuar madje se presidenti turk e ka vënë shkarkimin e tij si kusht për të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe.

1 Comment

  1. per te folur ne emer te muslimaneve shqiptare ky lloj perfaqsuesi , qe nuk ka justifikuar pergjegjsit qe i takojne per poziten qe ka ,por qe nuk eshte vendosur ne ate detyre qe ka nga vet muslimanet shqiptare por me orientim nga tjeret ,ky njeri sot nuk ,mund ti jap mesim nje ullheqesi shteti ,75 milionesh,por mir eshte qe te justifikojne pergjegjsit,duke mos cenuar ,vlerat mardheniet dobit mes kombeve ,por ti kontribojne paqes siguris ,permes te drejtes hakut ,ne frymen e mirkuptimit tolerances marrveshjes ,brenda te drejtes hakut dhe vlerave e tradites kombetare bese bujarise mikpritjes ,bamirsise sepse ,ka kerkuar vendin e pergjegjsise se perfaqsuesit ne toke si kryemyfti dhe eshte perfaqsuesi kombit shqiptare dhe nuk te lejohet qe fen e pastert ta kthesh me orientim interesi ,,por mbashe dhe perfaqsosh dhe mbrosh te pastert ne mendime fjale lle veprime me moral te larte drejtesi hak dinjitet sepse pas te ndjekin nje numer i mall bashkombasish te pakten tek perfaqsuesit e fese nuk duhet te ndjehemi te shgenjyer ,ki frik zotin dhe justifiko pergjegjsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu