• |
ide | kryesore

Kujdes makinat, do bjerë baltë nga qielli (FOTO) 

Lajme, Të fundit



Pluhuri ka mbuluar kryeqytetin e vendit pasditen e sotme. Meteorologët parashikojnë reshje shiu në orët në vazhdim.

Kushte të tilla atmosferike prodhojnë reshje me intensitet të lartë pluhuri. Këto lloj reshjesh janë gjerësisht të njohura si ‘shi me baltë’.

Nëse do t’ju duhet të ecni në këmbë rrugëve të Tiranës orët në vijim merrni një çadër, ndërsa prisni që makinat të mbulohen nga balta.

Edhe mëngjesi i sotëm i gjeti automjetet të mbuluara me baltë.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *