• |
ide | kryesore

Makina në humnerë te tuneli i Krrabës, ndërron jetë gruaja /FOTO

Lajme, Të fundit

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në dalje të tunelit në drejtim Elbasan-Tiranë. Nga aksidenti ka humbur jetën gruaja, ndërsa i plagosur rëndë në spital ndodhet burri, i cili po drejtonte makinën.

Ata po udhëtonin me mjetin me targë AA544KO me drejtues I.G. rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja Xh.G. rreth 55 vjeçe në momentin që kanë humbur kontrollin duke përfunduar rreth 15 metra në humnerë.

Sipas policisë, çifti është dërguar me urgjencë në spital, por bashkëshortja si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë, ndërsa burri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu