• |
ide | kryesore

Portret/ Historia e Gjukanoviç, rikthimi si president i Malit të Zi

Arkiva, Kryesore



Tërheqja nga jeta politike tashmë është harruar. Milo Gjukanoviç, politikani me jetgjatësinë më të madhe në Europë pas Biellorusit Alexandre Loukachenko, ka rigjetur pozitën e padronin të pakontestueshëm të Malit të Zi. Të dielën e 15 prillit ai u rizgjodh presidenti i vendit me 620 mijë banorë, duke fituar që në turin e parë 54% të votave. “Kjo është fitorja e të ardhmes europiane të Malit të Zi”, tha ai menjëherë pas fitores për mbështetësit e vet.

Rivali i tij, Mladen Bojaniç (33,4 %), i cili përfaqësoi në këto zgjedhje një front opozitar që e kritikon Gjukanoviçin si të lidhur me krimin e organizuar dhe si një personalitet që i ndan qytetarët e vendit të tij më dysh, refuzoi ta përgëzojë gjashtë herë kryeministrin dhe një herë presidentin e vendit për fitoren duke e quajtur atë si suksesin e një njeri që ka kapur të gjitha institucionet.

Rikthimi i Gjukanoviçit në politikë, pasi ai shpalli tërheqjen prej saj, u bë në kushte krejt të ndryshme nga periudha kur ai vendosi të largohet. Në vitin 2016, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet legjislative, opozita shpërtheu në protesta të forta. Shteti i vogël ishte tejtet i trazuar pas animozitetit që ngjalli në vend pranimi i Mali të Zi në NATO. Në këtë periudhë u konsumua edhe një tentativë për grusht shteti për të cilën Podgorica zyrtare akuzoi drejtpërdrejt Rusinë. Por tani situata duket krejt e ndryshme. Milo Gjukanoviç është shpallur bindshëm fitues dhe ai do të kërkojë të jetë pas disa vitesh politikani europian që ka qëndruar më gjatë në pushtet.

©Lapsi.al

Historia e një politikani që drejton vendin e tij prej tre dekadash:

Profil/ Rikthimi i Milo Gjukanoviç që synon presidencën e Malit të Zi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *