• |
ide | kryesore

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, në pranga 8 shqiptarë

Lajme



Një rrjet shqiptar i shfrytëzimit të prostitucionit u shkatërrua nga policia greke në Athinë. Tetë shqiptarë, të moshës nga 25 deri në 68 vjeç, raportohet të jenë vënë në pranga.

Këto shqiptarë shfrytëzonin për prostitucion vajza të huaja, kryesisht nga Bjellorusia. Këto të fundit kërkonin azil në Greqi.

Shqiptarët detyronin vajzat që të punonin 15-16 orë në ditë, secila me rreth 40 klientë. Sipas të dhënave të policisë greke, pagesa ishte 20 Euro për çdo vajzë dhe të ardhurat në ditë llogariteshin në rreth 800 Euro, ndërsa fitimet në total për 24 orë nga shfrytëzimi i të gjitha vajzave varionin 8 deri në 12 mijë Euro.

Hetimet nisën pasi dy prej vajzave u arratisën dhe denoncuan grupin e shqiptarëve.

Sipas departamentit të Krimit të Organizuar në Policinë Greke, njëra prej vajzave bjelloruse ishte shtatzënë kur kishte mbërritur në Greqi. Shqiptarët, pjesë e rrjetit të prostitucionit, i kishin porositur vajzat që të deklaronin gjatë intervistave për azil se ishin shtatzënë, në mënyrë që të vonohej qëndrimi i tyre në shtetin grek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *