• |
ide | kryesore

Tom Doshi sfidon SHBA: Më vërtetoni që jam i korruptuar

Lajme, Të fundit

Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të lajmit se Departamenti Amerikane i Shtetit i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, duke thënë se nuk ishte në dijeni për një vendim të tillë.

Deputeti Doshi tha:“Në jetën time nuk kam firmosur asnjë dokument po të duan të ma vërtetojnë korrupsionin”. 

Kjo deklaratë e Tom Doshit erdhi pasi në vendimin e Departamentit të Shtetit thuhej se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”. 

Doshi u shpreh për “News 24” se familja e tij ka pasaporta australiane, ndërsa ai vetë ka pasur vizë amerikane që i ka skaduar.

Doshi tregon se kur ka aplikuar sërish për vizë, i janë kërkuar dokumente nga prokuroria, por duke qenë se atëhere ishte në hetim, nuk çoi dokumente shtesë.

“Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kane pasaportë australiane. Ndërsa unë kam patur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim nuk çova dokumente shtesë, dhe viza mbeti pezull”- shprehet Doshi.

 

 

3 Comments

  1. Pse jemi kaq debila ne shqiptaret. Toma mos i fry zjarrit se ti do digjesh. E kuptoj qe eshte e drejta jote te mbrohesh po pak me takt o burr. Jo keshtu se u shton inatin.

  2. O Tome, po ik ne Australi. Si kangure politike qe jeni, mund t’ia kaloni mire atje bashke me Tahirin, Koçon, Benis Imamosin
    Po ka edhe nd vend per Tikun, meqe ka te njejtin hall me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu