• |
ide | kryesore

Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Kryesore, Lajme



Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur. nuk lejohen të hyjnë në Amerikë, raporton VOA.

Tom Doshi në raportet e Wikileaks

Tom Doshi ka fatin e Adriatik Llallës. Njësoj si ish-kryeprokurori edhe ai e ka të ndaluar të hyjë në SHBA. Ish-deputeti i PS-së, i cili e rimori mandatin në Shkodër përmes PSD-së, ka qenë më herët i përmendur në raportet e ambasadës amerikane për kriminalizimin e politikës shqiptare. Kujtojmë këtu ato çfarë janë publikuar nga Wikileaks. Në kabllon ‘’TIRANA 00000552  002 OF 002’’, Wikileaks publikoi një korrespodencë të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë John Ëithers me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në këtë dokument të 13 gushtit 2009, klasifikuar nga Wikileaks si shumë i rëndësishëm, Ëithers shkruante se “Shkelësit e ligjit u kthyen në bërësit e tij’’. Ëithers, sipas Ëikileaks-it përmend si të lidhur me krimin Tom Doshin, Lefter Kokën, Sokol Olldashin, Paulin Stërkaj dhe Gramoz Ruçin. Po çfarë shkruhet konkretisht për Tom Doshin.

Tom Doshi: Një deputet i PS nga Shkodra, Doshi, u veçua në Raportin e të Drejtave të Njeriut për sulm fizik ndaj një gazetari në Hotel Sheraton, ishte një figurë e rëndësishme në financimin e përpjekjeve të PS-së në zgjedhje. Ai njihet si deputeti më i pasur, me një pasuri të deklaruar prej më shumë se 15 milionë dollarë dhe është e gjithashtu i dyshuar për trafik narkotikësh. Doshi ka shërbyer në parlamentin e mëparshëm si një deputet i PD, para se të kalonte tek PS-ja pak para zgjedhjeve.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *