• |
ide | kryesore

Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në Lezhë bashkohen me PS

Lajme, Të fundit
auto_bashkia_lezhe1490434651.jpg

Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë të vendit. Kështu pesë këshilltarë bashkiak në Lezhë, 3 të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të  largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe t’i bashkohen Partisë  Socialiste.

Vendimi i tyre u bë publik përmes një deklarate të përbashkët për mediat nga selia e Partisë Socialiste.

Kryetari  i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndreca, falënderoi këshilltaret që  zgjodhën ti bashkohen forcës politike që ai drejton e cila sipas tij po e çon vendin përpara.

Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS:

Ferdinad Ndoj LSI
Hasan Muça LSI
Agim Doda LSI
Ndrek Gazulli PAK
Erind Ndreca G-99

3 Comments

  1. u be si merkato kjo pune. Mendoj se asnje sduhet te largohet nga Partia qe i kandidon pasi ajo dhe ka paguar ne fushate. Nqs keta apo dhe deputet qofte vendosin te largohen nga forca politike qe perfaqesojne duhet te behen zgjedhje perseri pasi ata jane zgjedhur me votat e nje elektorati te caktuar dhe skane te drejte ta tjetersojne

  2. lSI eshte nje bande kriminelesh dhe hajdutesh, kete e dine te gjithe, prandaj disa thone me mire te largohem sot (kok poshte) me kohe te mire se sa i fulliqur neser me kohe te keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu