• |
ide | kryesore

Vdekja e dy minatorëve, të martën marshim në Bulqizë: Pronarët e minierave lidhje deputetë të PS, PD e LSI

Lajme, Të fundit
minatoret.JPG

Javën e kaluar, dy minatorë humbën jetën në në minierat e Cerujës dhe Bulqizës, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje një plagë të hapur prej kohësh në vendin tonë, siç është ajo e kushteve dhe sigurisë në punë të minatorëve.

Dhe përballë heshtjes së institucioneve shtetërore,  të martën në orën 15:00 do të bëhet një marshim në Bulqizë. Thirrja është bërë nga Konfederata e Sindikatave e cila thekson se në këtë marshim, nuk pranohen politikanët.

“Tragjeditë e paralajmërua po vijojnë pa ndërprerje dhe jeta e minatorëve çdo ditë në rrezik e për ta e familjet e tyre askush nuk mendon më. Pronarët e minierave ku ndodhin këto aksidente janë të lidhur ngushtë me deputete të PS, PD E LSI, të cilët u sigurojnë imunitet. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ditën e martë ora 15:30 organizon marshim në Bulqizë, përmes të cilit kërkojmë më shumë siguri për minatorët në punë dhe miratimin e statusit të minatorit.  Janë të ftuar të na bashkohen të gjithë minatorët e Bulqizës e familjarët e tyre, por në mënyrë kategorike nuk do lejojmë që pjesë e marshimit të bëhen politikanët, as të pozitës as të opozitës. Ky marshim për asnjë arsye nuk duhet të politizohet, ndaj ju bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe drejtuesve te vendor të kujtdo partie qofshin të mos tentojnë të infiltrohen në protestën tonë legjitime. Përfitojmë nga rasti t’ju bëjmë thirrje PD PS e LSI ti lënë betejat boshe e pa sens e të gjejnë mirëkuptimin për të miratuar statusin e minatorit”, – thuhet në reagimin e KSSH.

 

2 Comments

  1. Shqiperia eshte kthyer 100 vjet mbrapa ne te drejtat e punetoreve etj. Sistem i ndyre qe po eksperimentohet ne vendin tone nga kjo klase politike qe vetem klase nuk eshte por hale e madhe!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu