• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pamjet pas zjarrit që shkrumboi katin e pestë të një pallati në Durrës

Lajme, Të fundit

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen numër 4, tek tregu i fruta perimeve në qytetin e Durrësit.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e katërt të një pallat, banesa është përfshirë nga flakët.

Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri në banesë, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarrfikëset në vendngjarje bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu