• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja pse Neymar e bojkotoi festën e fitores së kampionatit nga PSG (fotot)

F1, Sport



Paris Saint-Germain festoi titullin kampion në Ligue 15 javë para fundit, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 7-1 Monacon. Për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje, Neymar Junior nuk ishte i pranishëm për të gëzuar me shokët e skuadrës, pasi ndodhet për fazën e riaftësimit në Brazil. Disa foto të publikuara nga braziliani në rrjetet sociale nuk u kanë pëlqyer tifozëve parizienë, sepse mendonin se edhe Neymar do ta shprehte lumturinë për këtë sukses, ku ai ka një pjesë të mirë të kontributit.

Neymar ka nxjerrë në plan të parë fotot në krah të pertneres së tij, Bruna Marquezinhe, gjatë një eventi për mbledhjen e fondeve për luftën kundër Sidës, duke anashkaluar suksesin e Parisit. “Pas një muaji do të jem në fushë”, – u shpreh Neymar, i cili u dhuroi puthje pasionante të fejuarës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *