• |
ide | kryesore

Akuza e fortë e Topallit: Basha, në listëpagesën e Ramës dhe oligarkëve

Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i sheh si farsë të Lulzim Bashës, ndryshimet në statutin e partisë. Në një intervistë për Tv Klan, Topalli thotë se thirrja e Kuvendit për të ndryshuar statutin e demokratëve është një mënyrë hileqare nga ana e Bashës për të mbajtur karrigen e kryetarit.

“Jam e kthjellët për qëllimin që Basha ka prej vitesh. S’më bën përshtypje që ai s’vë asnjë nen që do japë dorëheqjen, ai përsëri do ngrihet dhe pse vjedh votat brenda shtëpisë, është dëshpëruese. Është ajo që kam thënë prej kohësh që PD e kanë marrë peng, s’ka rëndësi nëse humbet 1, 2, 3 apo 10 palë zgjedhje, pasi Basha e ka marrë PD si biznes familjar dhe asgjë nuk më zhgënjen.

Është e rëndësishme që Luli të mbajë karrigen, të tjerat s’kanë rëndësi. Është e rëndë që PD që ka lindur si forca për votën e lirë s’ka zgjedhje, vota e proces të drejtë dhe kur vendi po rrëshqet buzë greminës dhe dikush do të mbrojë karrigen e Lulit”.

Topalli e bën përgjegjës Bashën për humbjet e kësaj force ndërsa bën edhe një kauzë të fortë ndaj tij.

“Është qesharake. Është t’ua bësh me hile demokratëve sikur fajin e paska statuti. Për sa kohë Basha është në krye të PD, Rama do jetë rehat në vendin e tij. Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar Ramën, kthimin e opozitës në shinat e saj, s’mund të jetë po një kryetar që është në listëpagesën e Kryeministrit dhe oligarkëve”.

Topalli nuk ka besim edhe të aksioni i opozitës për “mosbindje civile”.

“Të sqarohet çfarë do të thotë “mosbindje civile”, se nuk shkon pjesëmarrja në Parlament dhe “mosbindja civile”, bashkë nuk rrinë. T’u shpjegojë shqiptarëve është për mosbindje civile apo jo, Parlamenti është kthyer në degradim të madh”.

Ish – nënkryetarja e demokratëve refuzon ta njohë Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, ndaj paralajmëron se nuk do të jetë pjesëmarrëse në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet në 28 dhe 29 Prill.



5 Comments

  1. Kjo sikur ka punuar ne sigurim,,,,,EUREKA, BASHA NE LISTPA……Po edhe kjo ka ndihmuar oligarket e mund kete bere orgji, e pasuri. Bravo miss TOPALLI, sherbimi me i mire per te mbytur demokracine, por me shpifje tamam sikur te jeshe bije e trashegimtare , e motra RAMES. aferim, por a e kupton se deri ku po e coni vehten tuaj, me kete ambicie e cmire personale qe kini? Deri atje qe te mendohet se jeni ju rrogetare e ryshfetecinjte qe ju servir RAMA, sepse sot kur populli eshte ne skamjen me te keqe te ekonomise, e persekutimit afer komunist, ju mobilizoni forcat e shterruara dhe sulmoniBASHEN, por kryesisht PDne,. Kjo eshte demi e loja qe ju po i beni demokracise, me shpifjet, e lojrat politike qe tashme i keni humbur nga pa aftesia tuaj.. Me mire te heshteni qe demokracia te gjeje rrugen e drejte euroiane.

  2. KY Ija qenka xhevap haze,,r ketu i dashur japim mendimin dhe areyetimin sic e mendojme, por nes dikush na ruan se u paguekemi qenka me e rrezikeshme nga keta zaret qe ruajne komentet.

  3. Ik moj e pashembullt ke vjedhur sa sbehet me,prandaj mos shpif se te urejme me sjelljen e viteve te fundit ku ja kalon dhe Enver Hoxhes per shume pislliqe,ik dhe mos,,,,,

  4. PD si me Znj.Topallin si pa Znj. Topallin vazhdon te jete nje parti e Berishizuar (provancializuar) PD o te qyteterohet ose do mbetet si kujtim historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *