• |
ide | kryesore

Financial Times pyet Mogherinin: Si do ta bindësh Këshillin për krimin e organizuar të Shqipërisë?

Lajme, Të fundit



Pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe shefja e diplomacisë të BE-së, Federika Mogherini u pyetën nga gazetarët për problemet e krimit të organizuar, që paraqet Shqipëria.

Pyetja e gazetares së Financial Times ka qenë si për Mogherinin, ashtu edhe për Hahn:

“A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”

Përgjigjia e Mogherinit ka nisur me një korrigjim për gazetaren se nuk ka vende anëtare të mëdha e të vogla në BE, duke vazhduar se Komisioni Europian nuk ka asnjë detyrim të bindë Këshillin.

Mogherini nuk dha detaje të progres-raportve, por tha se dokumentet janë hartuar në bazë të të dhënave konkrete për rekomandimet dhe për detyrimet e përmbushura, si nga Tirana, ashtu edhe nga Shkupi.



4 Comments

  1. DERI TASH KISHIT VETEM LESH NEGJMIJE .PREJ SOT DHE LESH MOGERINI.SE SHQIPERIA HYN NE EVROP KUR BE TE SHPERBEHET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *