• |
ide | kryesore

Kokainë nga Amerika e Jugut, goditet banda shqiptaro-italiane (emrat)

Lajme, Të fundit



Shtatë persona gjithsej, mes tyre 4 shqiptare jane vene ne pranga nga Policia italiane e Romës, e cila ka goditur një organizate kriminale shqiptaro-italiane që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës.

Në pranga ranë shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë. Operacioni i sotëm është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe mediat italiane thone se dy shqiptare jane arrestuar ne Shqiperi.

Bosi i bandës ishte shqiptari Aleks Boci. Sic shkruajne mediat italiane, ai, i ndihmuar nga disa shqiptarë rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës. Pasi droga mbërrinte në Romë, administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.

Hetimet e operacionit kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut e vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përfitmi prej 1 milionë e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

Hetimet e operacionit “Biznes familjar” kanë nisur pas operacionit “Romana” ekzekutuar nga policia italiane në 10 tetor të vitit 2017, e që çoi në arrestimin e 18 personave në rajonet e Calabria, Lazio, Piemonte, Lombardia, Veneto e Sardegna, të cilët bashkëpunonin me klanin Alvaro të mafias kalabreze Ndrangheta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *