• |
ide | kryesore

Kush është 35-vjeçarja që i ka “rrëmbyer” zemrën Richard Gere (Foto)

Paparazzi, Slider



Aktori i famshëm Richard Gere do të martohet për të tretën herë. Gere ka qenë i martuar me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995 dhe me modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në 2016-ën, më të cilën ka një djalë. Sipas gazetës spanjolle ABC, aktori 68-vjeçar do të martohet në 5 maj me spanjollen Alejandra Silva, 35 vjeçe.Çifti është bashkë prej tre vjetësh dhe u fejuan vitin e kaluar, ndërkohë që Alejandra sapo ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka një djalë. Në një intervistë për Hola para dy vitesh ajo është shprehur: “Richard është heroi im në jetën e vërtetë. Unë isha e humbur, pa dritë dhe takimi me të i dha kuptim jetës time”. Në këtë rast diferenca e madhe e moshës nuk ka aspak rëndësi para dashurisë që ata ndjejnë për njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *