• |
ide | kryesore

Nis Vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, hetim në burimin e pasurisë

Lajme, Të fundit



Pas tre gjyqtarëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvendoset në radhët e prokurorëve. KPK  kalon në ‘sitën’ e vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani e cila është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Seanca e KPK nisi në orën 11:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Bungo dhe Pamela Qirko. Relatorja Genta Bungo u shpreh se hetimi paraprak i pasurisë është kriter i mjaftueshëm.

Rezulton se nuk ka fshehje të pasurisë por nga analiza e të ardhurave konstatohet se s’ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerje e apartamentit dhe dy garazheve në Tiranë. E njëjta gjë ndodh edhe për blerjen e makinës.

“Subjekti i është nënshtruar procedurave me përparësi për shkak se është kandidate për KLP. ILDKPI ka kryer kontroll të plotë të pasurisë në vite dhe ka arritur në përfundim, se Nikëhasani ka kryer deklarim të saktë.  Hetimi është përqëndruar në burimin e ligjshëm të pasurive. Nuk ka fshehje të pasurisë. KPK kreu një hetim të thellë dhe ka konkluduar.” – tha gjyqtarja Genta Bungo

Pasurite e prokurores:

Apartament 90 mijë euro në Tiranë,
Shtëpi banimi në Lezhë, 28 mije euro
Njësi shërbimi në Lezhë
Një automjet ‘Toyota’ me vlerë rreth 19 mijë

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të largojë nga sistemi gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *