• |
ide | kryesore

Pas ndalimit të hyrjes në SHBA, Tom Doshi shfaqet në Kuvend për komisionin e ligjeve

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë deputeti Tom Doshi ishte ne qendër të vëmendjes mediatike pasi u bë zyrtari i dytë shqiptar të cilit i ndalohet hyrja në SHBA. Por duket se kjo çështje do të vazhdojë ta ndjekë edhe në vijim.

Ai ka reaguar me indiferentizëm ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën normalisht dhe ka shkuar në Kuvend si ligjvënës për të ndjekur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar. Por nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve.

Doshi është pyetur nëse është një zyrtar i korruptuar dhe ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.
Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”, – është shprehur Doshi.



1 Comment

  1. po pse ca duhet te bente sipas teje o gaze.ar, te shtinte me pushke. Boll e hallakatet ate milet me lajme koti. Shkruani per ato gjera qe vertet kane rendesi dhe jo e lagu se lagu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *