• |
ide | kryesore

Protestesta në Kukës, ligjet që shkeli policia gjatë arrestimeve

Lajme, Të fundit

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debat” Chanel One, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrojti arrestimet e protestuesve kuksianë pas mesnatës. Sipas Xhafajt, policia ishte në të drejtën e saj, kur kreu operacionin në Kukës.

Pikërisht për këtë çështje, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani citon dy nene ligjore, njërin në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe tjetrin në Kodin e Procedurës Penale, që tregojnë se arrestimet kanë qenë të jashtëligjshme.

“Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….

Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!” shkruan Manjani.

“Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.

Ky është ligji!” vazhdon ish Ministri i Drejtësisë, që kujton se kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë.

“Asnjë surprizë, apo jo?!” është pyetja retorike me të cilën Manjani mbyll reagimin e tij për Ministrin e Brendshëm.

6 Comments

    1. O manjan po eshte per kontrollin e baneses ajo vllai jo per arrestimet se sipas analogjis tende dikush ben nje vrasje dhe policia duhet te shkoj edhe te ruaj ate deri ne 7 te mengjesit te dali nga shtp. Hajde mendje hajde

  1. shqiperise i keni qire nenen, e keni bere sikur i ka rene bomba atomike, ky ylli leshi, po citon paragrafet e ligjit. te thuash se ketu jemi si norvegjia, suedia, e filanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu