• |
ide | kryesore

Rama shfrytëzon rekomandimin e KE-së për të goditur opozitën

Lajme, Të fundit



Edi Rama përdori një gjuhë të dyfishtë për të goditur opozitën sot në fjalimin për rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Për Ramën, opozita ka qenë një front kundër vendimit të sotëm. Sipas tij, qeveria u baltos deri në kockë për të arritur këtë ditë të shënuar për vendin, ndërsa opozita la kockat pas për t’a bërë të pamundur.

Në rolin e kryeministrit, Rama i drejtoi edhe një ftesë opozitës dhe Lulzim Bashës për t’ju bashkuar kur vjen puna për të punuar për të ardhmen europiane të vendit.

“Unë nuk e lexoj rekomandimin e shumëpritur për çeljen e negociatave si fitoren e një pale politike ndaj palëve të tjera politike, sepse kjo nuk është fitorja e partisë që luftoi me gjithësej për këtë ditë, ndaj partive që luftuan me gjithësej për ta shtyrë këtë ditë në pafundësi.

Kjo nuk është as fitore e qeverisë, që u angazhua me mish e me shpirt, e u baltos deri në kockë në përpjekjen drejt këtij objektivi strategjik për Shqipërinë, mbi opozitën që la kockat në angazhimin e saj për t’a bërë të pamundur këtë objektiv.” – u shpreh Rama, ndërsa fton edhe opozitën t’i bashkohet në rrugën europiane të vendit.

“Dora jonë është sërish e shtirë drejt opozitës, dhe unë e ftoj sot përpara të gjithë shqiptarëve, socialistë e demokratë, por mbi të gjitha në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë pa asnjë dallim, opozitën dhe kryetarin e saj që të mos ngatërrojmë përplasjet shqip për gjithçka na ndan së brendshmi, me këtë sfidë të përbashkët kombëtare, e cila sot më shumë se kurrë kërkon që kur flasim në gjuhë të huaj të mos tregojmë me gisht njëri-tjetrin, por t’i dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.” – u shpreh Rama.

©LAPSI.AL 



6 Comments

  1. Pse genjen!?
    Kame vite qe ndjek mediat shqiptare e te dy kraheve dhe vitet e fundit kjo gazete ka qene ne krye te gjithe opozites te nje proagande anti kombetare per antarsimin eorpian deri ne malinjitet.

  2. Nese je ti idiot qe i ve vetes nofke eshte problemi yt dhe mua sme mbetet gje tjeter vetem te uroj; E gzofsh dhe e trashgofsh nofken tende!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *