• |
ide | kryesore

Trafik kokaine nga Holanda në Itali, pranga dy fierakëve Edmir Hatija dhe Elidon Shpërdheja

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia me akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Holanda në Itali. • Edmir Hatija dhe Elidon Shpërdheja, të dy nga Fieri u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 persona të tjerë, 3 italianë dhe 2 shqiptarë. Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *