• |
ide | kryesore

Aksioni kundër Lojërave të Fatit/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon qëllimin e vërtetë të Tahirit

Lajme, Të fundit



Ish-drejtusi i policisë dhe operacionit “Fundi i marrëzisë”, Ismail Elezi deklaroi se ky operacion kishte vetëm një qëllim, monopolizimin e aktivitetit të lojërave të fatit nga 2 ose 3 persona.

Ismail Elezi u shkarkua nga detyra në mes të operacionit.

“Debati që kam pas me ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshem ishte se duhet të mbyllnim çdo aktivitet, i thash nuk mund të kryejmë veprime arbitrare. Por kush ishte qëllimi dhe për këtë e them me përgjegjësi të plotë, qëllimi ishte që i gjithë aktiviteti i lojrave të fatit të monopolizohet nga 2-3 persona. Përgjegjësi për këtë ishte vetëm një, Saimir Tahiri”, – u shpreh ai për Top Channel.

Sipas Elezit, situata sot është me keq se para operacionit fundi i marrëzisë.

“Jo vetëm që ka një shtrirje shumë më të gjerë, por nëse më parë kishte subjekte që operonin për vete, sot janë vetëm 2-3 persona, çohen 6 deputetë dhe kërkojnë shtyrje dhe Parlamenti e miraton dhe loja vazhdon”, vijon ish-drejtori i Krimit Ekonomik.

8 muaj nga skadimi afatit për zhvendosjen e lojrave të fatit, nga vëzhgimi në terren rezulton se pika bastesh dhe kumari mund të gjesh pranë shkollave, por edhe institucioneve të kultit, jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit.



5 Comments

  1. po kur flet edhe hajduti ordiner me cizme.. sa ishe ti me legen vetem lojra fati pa letra.. ke surrat dje flet

  2. Hajdeni bixhoz xhinj e mbroni bixhozin e hajdutet. Ish shefi thote qe ata_(kazinot) ne vend qe te luftoheshin, sipas qeverise,, na u shtuan si kerpurdhat, e biles me shume, Kush e beri kete ? pra kjo qeveri e ministri brendeshem , ne mareveshje me gopsekun per para, RAMEN. Dy hajdute ne nje dere.

  3. Hajdeni bixhoz xhinj e mbroni bixhozin e hajdutet. Ish shefi thote qe ata_(kazinot) ne vend qe te luftoheshin, sipas qeverise,, na u shtuan si kerpurdhat, e biles me shume, Kush e beri kete ? pra kjo qeveri e ministri brendeshem , ne mareveshje me gopsekun per para, RAMEN. Dy hajdute ne nje dere.

  4. Po kur e mbrojne disa SAJE QORRIN,,, keta mbrojtes jane ata qe vene corape ne koke. Ore ai po thote qe lufta kunder bixhozit, sallave te kazinove filloiper eliminin, e zvoglimin sa me shume te tyre,, se kjo ishte edhe premtimi i trapit te qeverise. Por cndodhi….. nga ana figurative filloime ekspoze, e mbyllje te tyre, kjo nisi per te thenemire, ose sa per sy e faqe, se me vone ata(kazinote) jo qe u zhduken, por u shtuan. E ketu duhet pare edhe mashtrimi i ketij KM me SAJE QORRIN. kjo u be vetem me para nen dorenga keta te dy. DY HAJDUTE NE NJE DERE. Ti gezoni ju hajdutet e fushave te tjere,, tju rroje rilindja hajduteme suiten e qelbesirave qe na kakarisin per arritje. TURPI I TYRE.

  5. Kjo ka qene marrezia me e madhe e ketyre te marreve qe drejtojne kete vend. E gjitha ishte nje loje per te larguar ata te berishes dhe per te sjelle te tyret. Dhe marrezia vazhdon,,,,dhe do vazhdoje derisa ky popull karallo te fleje gjume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *