• |
ide | kryesore

Almeda Abazi kthehet në Turqi, aksidentohet me bashkëshortin e saj

Paparazzi, Slider



Çdo fundjavë pas përfundimit të “Dancing With the Stars”, Almeda Abazi merr avionin dhe niset drejt Turqisë. Jeta e saj tashmë është e ndarë mes dy shteteve, puna në Shqipëri dhe jetesa me bashkëshortin e saj Tolhgahan Sayisman në Turqi.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë dalë të shijojnë një darkë në çift, por nata e tyre ka pasur një fund të papëlqyeshëm. Mediat turke raportojnë se pasi çifti ka përfunduar darkën dhe po shkonin në shtëpi, në parkingun e restorantit janë përplasur nga një taksi. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Makina është dëmtuar në krahun e majtë, vendin e shoferit. Aktori i njohur, Sayisman njëkohësisht bashkëshorti i moderatores shqiptare ka pritur mbërritjen e policisë dhe i është nënshtruar testit të alkoolit. Nuk dihet ende se cili ka qenë rezultati por për fat asnjëri prej personave nuk është lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *