• |
ide | kryesore

Bleona Qerreti publikon librin mbi jetën e saj (FOTO)

Paparazzi, Slider



Bleona Qerreti ka rrëfyer se do të shkruante një libër për jetën e saj, madje sikur të mos mjaftonte ajo ka rritur kuriozitetin duke treguar se do të përdorë edhe emra të njohur në të.

Mbrëmjen e djeshme, Bleona ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar se libri është duke përfunduar dhe do të publikohet shumë shpejt. Përbri fotos së saj këngëtarja shkruan: “Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij.Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje.Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *