• |
ide | kryesore

Chriss Pratt: “Kjo është arsyeja e divorcit me Anna Faris”

Paparazzi, Slider



Po flasim për një ndarje e cila ka shumë kohë që ka ndodhur. Kur Chriss Pratt dhe Anna Faris deklaruan vendimin e tyre për t’u ndarë në gusht të vitit 2017, pas 8 vitesh martese, lajmi la botën me gojë hapur. “A ka vdekur dashuria?” – vrisnin mendjen fansat. Për këtë kishin plotësisht të drejtë pasi nëse nje çift aq simpatik sa Chriss dhe Anna nuk ia dolën dot, atëherë kush mundet?

Më në fund Pratt është anonçuar për herë të parë për ndarjen nga Anna si dhe se si është të rrisësh një djalë që tashmë është 5 vjeç.

“Divorci ta shpif” – tha ai në një deklaratë për Entertainment Weekly“Por, në fund të ditës, ne kemi një fëmijë fantastik i cili ka dy prindër të cilët e duan shumë. Jemi duke u munduar të gjejmë një rrugë që kjo gjë të funksionojë duke qenë shokë të mirë dhe duke u sjellë me respekt për njëri-tjetrin. Nuk është idealja, por mendoj që të dy ne jemi duke kaluar më mirë tani.”

Pak kohë më parë edhe Anna ka bërë një deklaratë për ndarjen nga Chriss. “Ajo që po mundohemi të bëjmë unë dhe Chriss është se po mundohemi të komunikojmë hapur”, tha ajo për Women’s Health“Kemi shumë dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë djalin tonë Jack. Unë falenderoj familjen time, shoqërinë time të ngushtë, fëmijën tim – për këto ia vlen jeta.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *