• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi

Lajme, Të fundit



“Vrasja e shqiptarit Adriatik (Andrea) Lagji në Kolumbi është kryer për larje hesapesh dhe me shumë gjasa, ekzekutimi ka ardhur për shkak të drogës”.

Këto janë fjalë të gazetarit Artan Hoxha në stidion e Neës 24. Gazetari zbuloi se shqiptari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe se nuk kemi të bëjmë me një tentativë grabitjeje, ashtu siç u raportua fillimisht në media. Vrasja ndodhi më 2 prill në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Sipas Hoxhës, dyshimet e policisë deri më tani nuk kanë ndaluar vetëm tek trafiku i drogës, por edhe tek ai i klandestinëve.

“Ai ka jetuar prej më shumë se 14 vitesh në Kolumbi. Kishte edhe dokumente kolumbiane. Ai ka pasur dy emra, Adriatik dhe Andrea. Para se të shkonte atje kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë. Pasi shkoi në Kolumbi u martua dhe lindi edhe një tjetër fëmijë. Sipas familjarëve Lagji ka pasur në Kolumbi një qendër interneti.

Ka qenë në Shqipëri në shkruar të vitit të kaluar ka ndenjur vetëm 10 ditë. Babai dhe njerka deklarojnë se kishin 6 muaj që s’kishin folur. Por sipas tyre vëllai dhe motra, kontaktonin pothuajse çdo ditë. Sipas tyre kishte afro 1 muaj që s’kishte folur me të motrën.

Kjo duhet se ka pasur një shqetësim. Ky është detaji që të lë të dyshosh që ai nuk kishte komunikuar me familjen. Ditën që ndodhi ngjarja, policia e kryeqytetit Bogota, njofton se atentati u krye nga dy autorë. Një nga metodat më të shpeshta prej tyre janë ekzekutimet me motor. Që mund të humbin fare kollaj në zonat e banuara.

Njeri prej tyre ka qëlluar me pistoletë Adriatik Lagjin njëri ngiste motorin. Këtu s’kemi të bëjmë me vrasje për grabitje, por me dy plumba në kokë. Është ngjarje pa autorë. Konfirmimi që Adriatik Lagji është goditur me dy plumba u dha nga ekspertiza. Identifikimin e bëri bashkëshortja kolumbiane e cila shkoi edhe në morg.

Më pas ajo njoftoi edhe familjen, e cila nuk e besoi. Madje donte edhe foto të viktimës. U vunë në dispozicion nga bashkëshortja e tij. Kostot për ta sjellë trupin në Shqipëri janë të mëdha. Është kërkuar ndihmë Ministrisë së Jashtme për këtë transport.

Xhaxhai i viktimës, që jeton prej 13 vitesh, ka shkuar mbesa me burrin e saj, që kanë ndjekur ritet mortore. Ceremonia është bërë sipas traditës atje. Ceremonia u bë në një kishë dhe kufoma e Lagjit u pre në varrezat publike.

Nga ky moment e pas ka nisur interesimi se për çfarë bëhet fjalë. Fakti se ai jetonte në Kolumbi ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje që pas fshihet trafiku i lëndëve të forta narkotike, ku shqiptarët kanë qenë aktiv në Ekuador dhe Kolumbi” – thotë Hoxha.

“Nga përpjekjet që ka bërë policia jonë për të marrë informacion çfarë ka ndodhur atje, ka rezultuar se Lagji ka qenë i përfshirë në trafiqet e drogës dhe të klandestinëve. Kryesisht të shtetasve shqiptarët për t’i çuar në SHBA.

Bëhet fjalë për shqiptarë që kaloheshin përmes Greqisë e Turqisë pastaj në Ekuador, dhe nga Kolumbia kalimi për në Panama bëhej në këmbë. E më pas transporti bëhej në drejtim të Meksikës dhe në fund në SHBA. Jo të gjitha këto përpjekje kanë rezultuar të suksesshme. Më sa flitet pagesa ka qenë në rreth 30 mijë dollarë.

Ndërkohë për koincidencë ngjarja ka ndodhur jo më shumë së 1 muaj larg kapjes së një kontejneri me kokainë në Durrës që vinte nga Kolumbia. Megjithatë do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Kujtojmë se edhe një çift nga Kaçaniku u vra pak kohë më parë. Pra janë një sërë ngjarjesh që po hetohen” – thotë gazetari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *